Balla takim në Bruksel me raportuesin e PE-së Schieder: Garantë të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim të rëndësishëm me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim të rëndësishëm me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder.

Gjatë takimit Balla dhe Schieder diskutuan mbi perspektivën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Shqipëria anëtare e Bashkimit Evropian brenda vitit 2030 ishte tema kryesore e bisedës me raportuesin Andreas Schieder,” deklaroi Balla pas takimit.

Sipas Ballës, transformimi që ka pësuar Shqipëria në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë përbën një nga kriteret kyçe të procesit të integrimit.

“Kur morëm detyrën, Shqipëria konsiderohej botërisht ‘atdheu i pandëshkueshmërisë’. Barazia para ligjit ishte një fjalë boshe dhe sistemi i drejtësisë, një sistem padrejtësie,” tha ai.

Për ministrin Balla, reforma në drejtësi ka ndryshuar rrënjësisht perceptimin dhe funksionimin e institucioneve.

“Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit për më të fortët, e cila mbahej nga pushteti politik qysh prej krijimit të shtetit shqiptar. Dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë, u çel kapitulli i hetimit dhe ndëshkimit të të pandëshkueshmëve nga një drejtësi e pavarur prej pushtetit politik. Ne do të jemi deri në fund garantët e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë,” u shpreh ai.

Balla garantoi se Partia Socialiste mbetet e vendosur të mbrojë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe të çojë përpara procesin e integrimit evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Plan i ri menaxhimi për Parkun Arkeologjik Bylis

Një nga thesaret më të çmuar të arkeologjisë shqiptare, Parku Arkeologjik Bylis/Klos do të ketë një plan të ri menaxhimi.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Plan i ri menaxhimi për Parkun Arkeologjik Bylis

Një nga thesaret më të çmuar të arkeologjisë shqiptare, Parku Arkeologjik Bylis/Klos do të ketë një plan të ri menaxhimi.