Kallas: Rindërtimi i hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, vende të reja pune dhe rritje të tregtisë

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas reagoi sot lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së firmosur mes Bankës Europiane të Investimeve dhe qeverisë së Shqipërisë, për rindërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

Në një postim në rrjetet sociale Kallas theksoi se kjo hekurudhë do të krijojë vende të reja pune dhe do të rrisë tregtinë.

“E gëzuar që isha dëshmitare e nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për të rindërtuar hekurudhën midis portit të Durrësit dhe Rrogozhinës. Kjo do të krijojë vende të reja pune, do të rrisë tregtinë dhe do të përmirësojë lidhjen, duke e sjellë Shqipërinë më afër fqinjëve të saj dhe BE-së”, shkruan Kallas.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Kallas u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj.

Kallas mori pjesë edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve.

Vizita zyrtare në Shqipëri erdhi si pjesë e turit ballkanik që përfshin takime në Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Kjo ishte vizita e parë e Kallas që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla me kryebashkiakun e Magenta-s: Prioritet mësimi i gjuhës shqipe

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë qëndrimit…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia