
Lufta kundër hegjemonisë, drejtësia dhe ndjekja e rrugës së drejtë
Në përgjigje të sjelljes ngacmuese të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e “tarifave reciproke” ndaj të gjithë partnerëve tregtarë, Kina publikoi “Qëndrimin e qeverisë kineze për të kundërshtuar abuzimin e SHBA-së me tarifat” më 5 prill, pasi mori një sërë kundërmasash.

Në përgjigje të sjelljes ngacmuese të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e “tarifave reciproke” ndaj të gjithë partnerëve tregtarë, Kina publikoi “Qëndrimin e qeverisë kineze për të kundërshtuar abuzimin e SHBA-së me tarifat” më 5 prill, pasi mori një sërë kundërmasash.
Dokumenti me mijëra fjalë, thekson se Shtetet e Bashkuara po përdorin tarifat si një armë për të ushtruar presion ekstrem dhe për të kërkuar interesa private, akt tipik i njëanshmërisë, proteksionizmit dhe bullizmit ekonomik.
Dokumenti thekson se Kina nuk shkakton telashe dhe nuk ka frikë nga telashet. Vendi do të vazhdojë të zbatojë politika të nivelit të lartë, për liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, për të ndarë mundësitë e zhvillimit me botën, si edhe për të arritur përfitime reciproke dhe rezultate të favorshme.
Në qëndrimin e Kinës, mund të shohin qartë synimin e vendit për të kundërshtuar hegjemoninë, për të mbështetur drejtësinë dhe për të ndjekur rrugën e drejtë.
Foto nga VCG
Li Haidong, profesor në Universitetin e Çështjeve të Jashtme të Kinës, tha se ky pozicionim pasqyron ndjenjën e lartë të përgjegjësisë së Kinës për të mos pasur frikë nga politika e pushtetit dhe për të mbrojtur drejtësinë, duke ndihmuar komunitetin ndërkombëtar të mbledhë forcat për të vazhduar promovimin e globalizimit ekonomik. Në të njëjtën kohë, vendosmëria e Kinës për të promovuar hapjen e nivelit të lartë, ka rritur guximin dhe besimin e vendeve të tjera për të luftuar bullizmin e njëanshëm dhe ka injektuar siguri në një botë të turbullt, në ndryshime të vazhdueshme.
Nuk ka fitues nga luftrat tregtare dhe nuk ka rrugëdalje për proteksionizmin. Teksa Shtetet e Bashkuara ankohen se bota ka përfituar prej tyre, ata qëllimisht po shtrembërojnë faktin se pikërisht Shtetet e Bashkuara janë përfituesi më i madh i sistemit të tregtisë së lirë në botë, që pas Luftës së Dytë Botërore.
Marrim si shembull bashkëpunimin kino-amerikan. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1979, Shtetet e Bashkuara kanë përfituar shumë nga bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar kino-amerikan. Më shumë se 70.000 kompani amerikane kanë investuar dhe krijuar biznese në Kinë. Eksportet kineze mbështesin 930.000 vende pune në Shtetet e Bashkuara. Në veçanti, Shtetet e Bashkuara mbajnë një suficit të madh në tregtinë e shërbimeve. Sipas të dhënave nga Byroja Amerikane e Analizave Ekonomike, eksportet e shërbimeve të SHBA-së në Kinë në 2023 ishin 46.72 miliardë dollarë dhe suficiti i tregtisë së shërbimeve me Kinën ishte 26.57 miliardë dollarë. Gazeta britanike The Ekonomist kritikoi faktin se politika aktuale tregtare e Shteteve të Bashkuara, injoron prosperitetin e paprecedentë që globalizimi i ka sjellë ShBA-së.
Pavarësisht kësaj, Shtetet e Bashkuara ende sillen keq kur përfitojnë avantazhe dhe shpesh shantazhojnë vendet e tjera me tarifa, në një përpjekje për t’i shërbyer hegjemonisë së SHBA-së në kurriz të interesave të botës.
Foto nga CVG
Por presioni dhe kërcënimet nuk fuksionojnë me Kinën. Që në fillim të këtij viti, përballë tarifave të vazhdueshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, Kina ka ndërmarrë një sërë masash të sakta dhe efektive, duke marrë drejtimin e kundërsulmeve në botë. Kjo nuk është vetëm një mënyrë për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit, por edhe për të mbrojtur sistemin tregtar shumëpalësh dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare. Al Jazeera e Katarit komentoi se Kina tani ka më shumë besim për t’u marrë me “luftën tarifore”.
Bota nuk është një shoqëri në xhungël, ndaj gjithçka duhet të udhëhiqet nga rregullat dhe drejtësia. Zhvillimi është një e drejtë universale për të gjitha vendet në botë, nuk është pronë ekskluzive vetëm e disa vendeve. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në mënyrë të njëanshme tarifa për të gjithë partnerët tregtarë, duke shkelur parimin e kombit më të favorizuar të OBT-së dhe duke u përpjekur të përmbysin rendin ekzistues ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar. Në thelb, ato po ndjekin parimin “Amerika e para” dhe “Amerika speciale” duke privuar vendet e tjera nga të drejtat e tyre legjitime për zhvillim.
“Sjellja e Shteteve të Bashkuara është një gabim themelor, mizor dhe paranojak”, “Ajo minon sistemin global të tregtisë” dhe “Do t’i japë një goditje të rëndë ekonomisë globale”.
Ditët e fundit, Bashkimi Evropian, Franca, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Australia, Singapori, Afrika e Jugut, Kanadaja, etj. kritikuan SHBA-në për vendosjen e tarifave shtesë.
Dokumenti i qëndrimit të Kinës shpreh qartë se “çështjet ndërkombëtare duhet të trajtohen nga të gjithë përmes konsultimit. E ardhmja dhe fati i botës duhet të kontrollohet bashkërisht nga të gjitha vendet”. Dokumenti pasqyron aspiratën e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar dhe mishëron pozicionimin e qëndrueshëm të Kinës, për të folur me drejtësi dhe për të bërë biznes ashtu siç duhet.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndërtojnë “oborre të vogla dhe mure të larta” përmes vendosjes së barrierave tarifore, Kina vazhdimisht “hap dyer” dhe “ndërton ura e shtron rrugë” për të sjellë më shumë mundësi në botë.
Disa ditë më parë, presidenti kinez Xi Jinping përsëriti gjatë një takimi me përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar i biznesit, se Kina është e palëkundur në promovimin e reformave dhe hapjes. Dera e hapjes do të vazhdojë të hapet gjithnjë e më shumë. Politika e shfrytëzimit të investimeve të huaja, nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.
Forumi i Nivelit të Lartë të Zhvillimit të Kinës, i mbajtur së fundmi, tërhoqi më shumë se 80 përfaqësues të kompanive shumëkombëshe, nga të cilat numri më i madh ishin kompani amerikane, që përbënin rreth një të tretën. Kjo pasqyron zgjedhjen racionale të kompanive shumëkombëshe. Një raport i publikuar nga Kearney, një firmë konsulence globale për menaxhimin, tregon se në renditjen e besimit të investimeve të huaja direkte në tre vitet e ardhshme, Kina ka kërcyer nga vendi i shtatë në vendin e tretë dhe renditet e para në renditjen speciale të tregjeve në zhvillim.
“Pavarësisht si ndryshon situata ndërkombëtare, dera e Kinës do të hapet gjithnjë e më shumë”. Në një kohë kur ngjarjet globale janë të ndërthurura dhe Shtetet e Bashkuara vendosin tarifa arbitrare, dokumenti i qëndrimit të Kinës i përcjell botës një mesazh të fortë për të mbrojtur sistemin tregtar shumëpalësh, si edhe për të promovuar globalizimin ekonomik.
Burimi CGTN