Marrëveshja Fincantier – KAYO, Vengu: Hap drejt jetësimit të Pashalimanit

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishin sot të pranishëm në Durrës, ku edhe u nënshkrua nisja e bashkëpunimit mes shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare KAYO për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale.


Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishin sot të pranishëm në Durrës, ku edhe u nënshkrua nisja e bashkëpunimit mes shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare KAYO për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se “memorandumi i mirëkuptimit që u nënshkrua sot ndërmjet shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetësimin e kantierit detar të Pashalimanit”.

“Bashkëpunimi mesa KAYO dhe Fincantier do të ketë përdorim të dyfishë, ai nuk do të fokusohet vetëm në forcimin e kapaciteteve të forcës detare luftarake, por gjithashtu për mjetën tregtare civile për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Vengu.

Po ashtu u nënshkrua edhe Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

Vengu në fjalën e tij tha se dhurimi i anijes “Libra” është një simbol i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe të thella që ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

“Ky akt thekson angazhimin e përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen dhe forcimin e partneritetit tonë në fushën e mbrojtjes, veçanërisht në hapësirë adriatiko-joniane. Dhurimi i anijes “Libra” do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve luftarake të forcës detare shqiptare, do të mundësoje përfshirjen e forcave ajrore në operacionet tona detare. Për efektivët forcës sonë detare kjo anije do të rikthejë mendësinë e operimit të anijeve me kapacitete ushtarake.

“Cinikët mund të thonë: Pse një anije e vjetër? Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, është që nuk ka rëndësi vetëm të nisesh për një përpjekje, por rëndësi ka të ngulmosh, siç është edhe motoja e anijes “Libra””, u shpreh Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.