
Zhvillohet takimi i parë i Dialogut Shqipëri-BE për Sigurinë dhe Mbrojtjen në praninë e Kallas
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi, prezantoi përpjekjet e koordinuara mes MEPJ, MIA dhe AKSK për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve të kësaj natyre.

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila ishte sot në Tiranë, mori pjesë në takimin e parë të Dialogut Shqipëri-BE për Sigurinë dhe Mbrojtjen.
Agjencia për Media dhe Informim njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “partneriteti me Bashkimin Europian për sigurinë dhe mbrojtjen përfshin ndër të tjera edhe angazhimin e qeverisë shqiptare kundër kërcënimeve hibride dhe manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, që udhëhiqet nga negociatorja e kapitullit 31 të negociatave të anëtarësimit, zëvendësministrja Megi Fino”.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi, prezantoi përpjekjet e koordinuara mes MEPJ, MIA dhe AKSK për forcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve të kësaj natyre.
Burimi ATSH