Gonzato: Mirëqenia e të rinjve dhe fëmijëve prioritet për zhvillim më të qëndrueshëm

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup-kapitullit “Themeloret”, ndërsa legjislacioni i BE-së për politikën sociale dhe arsimin, mbulohet nga grup-kapitulli 3


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup-kapitullit “Themeloret”, ndërsa legjislacioni i BE-së për politikën sociale dhe arsimin, mbulohet nga grup-kapitulli 3, i cili siç tha ai, shpresohet të hapet së shpejti si pjesë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij në konferencën rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon, Gonzato u shpreh se, çdo fëmijë duhet të ketë mundësi për të drejta bazë si shëndeti dhe arsimi.

“Të gjithë fëmijët dhe në veçanti ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera të disavantazheve duhet të kenë shanse të barabarta”, tha Gonzato.

Ambasadori u shpreh se në rajon ka ende largim të trurit.

“Në planin e veprimit, që bazohet tek shtylla evropiane, ne kemi objektivin tonë për një Evropë të fortë sociale, e cila nuk ka të bëjë thjesht me disiplinën financiare, por edhe me pabarazitë”, theksoi ai.

Gonzato theksoi se, “një nga objektivat që do të duhet të arrihet deri në vitin 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie, apo rrezik nga përjashtimi social në të paktën 15 milionë, në përgjithësi dhe shifra për fëmijët është 5 milionë. Të paktën 5 milionë fëmijë nuk duhet të jenë më në varfëri”.

Në këtë kontekst, shtoi ambasadori, “ne e shohim garancinë për fëmijët si një nga programet më kyçe për të përmirësuar dhe për t’i ofruar mbështetje të shënjestruar të rinjve”.

Gonzato foli më tej për disa masa konkrete, në mënyrë që fëmijët të kenë qasje efektive në shëndetësinë falas, qasje në arsimin cilësor dhe të lirë, të kenë mundësi gjithashtu që të kenë strehim me dinjitet, por edhe për të pasur ushqimin e duhur.

Ambasadori i BE nënvizoi se, Shqipëria duhet të mësojë nga përvojat dhe praktikat më të mira të vendeve të BE-së dhe të ndërmarrë më pas politikat që i përshtaten më mirë.

Gonzato theksoi se, kjo duhet marrë parasysh për të gjithë shoqërinë, sepse po të vëmë në prioritet mirëqenien e të rinjve dhe të fëmijëve, atëherë do të ketë zhvillim më të qëndrueshëm dhe ecuri më të mirë sociale.

“Në duhet të sigurohemi që ata kanë shëndetësinë, arsimin e duhur, zhvillim e duhur emocional, sepse kjo do të na sjellë individë më të mirë me një të ardhme më të mirë dhe nga kjo do të përfitojë e gjithë shoqëria”, tha ai.

Nga këndvështrimi ekonomik, ambasadori Gonzato, u shpreh se, “duhet dhënë kontribut edhe për integrimin e tyre më të mirë në tregun e punës dhe jetën shoqërore, në mënyrë që tranzicionin nga shkolla në punë ta kalojnë në mënyrë më të lehtë, duke i ofruar atyre edhe mundësi më të mira ekonomike, sepse Shqipëria ka rini fantastike dhe ata janë investimi tek e ardhmja e Shqipërisë”.

Gonzato nënvizoi se, “procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni, por kërkon shndërrimin e shoqërisë në të gjithë aspektet e saj”.

“Sipas grup-kapitullit të ‘Themeloreve”, Shqipëria ka ndërmarrë disa angazhime të rëndësishme, si përfundimin e tranzicionit nga kujdesi me bazë komunitetin, pra përfundimi i institucionalizimit, duke përfshirë këtu dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe në po punojmë shumë me ministrinë për të arritur këtë objekti”, theksoi ai.

Gonzato theksoi se, “vendet kandidate pritet që të krijojnë të gjithë kuadrin e duhur dhe të domosdoshëm për të patur këtë mjedis që lejon ecjen përpara të rinisë, duke u ofruar studentëve aftësitë që u duhen edhe nga tregu i punës dhe të përmirësohet situata e të rinjve duke krijuar më shumë mundësi të barabarta për punësim me dinjitet, si dhe të përpilohet dhe të vihet në zbatim Plani i Veprimit për të drejtat sociale, në përputhje me ato të BE-së”.

“Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa paraprake për përpilimin e garancisë për fëmijët duke përfshirë atë në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale, duke u fokusuar tek të drejtat e fëmijëve dhe tek skema e asistencës ekonomike për fëmijët”, tha ai.

Gonzato u shpreh se, “BE është këtu për të shoqëruar të gjitha vendet kandidate në rrugëtimin e tyre të reformave, përfshirë politikën sociale dhe kjo përmes Mekanizmit të Reformave dhe Planit të Rritjes. Ky është një mjet i ri që ofron BE-ja për të lehtësuar hendekun socio-ekonomik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së, duke i sjellë përfitime përpara anëtarësimit, vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo ndihmesë vjen me një mbështetje substanciale financiare për reforma, 6 miliardë euro në grante dhe huadhënie për zbatimin e reformave”.

Gjithashtu, shtoi ai, “BE ofron mbështetje në fushën e arsimit dhe politikave sociale, për fëmijët me anën e programeve si “BE për Shkollat”., “BE për gjithë përfshirjen sociale, “BE për mësimdhënien gjithëpërfshirëse”, “BE për rininë” etj”.

Ambasadori theksoi se, “konferenca e sotme është një hap tjetër i rëndësishëm në drejtimin e duhur për të zhvilluar politika më të mira për mbrojtjen sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…