Nga siguria dhe ekonomia te fuqizimi i të rinjve, fokusi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Tirana mikpret më 16 maj Samitin Komunitetit Politik Evropian (EPC) duke bërë bashkë Kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.


Tirana mikpret më 16 maj Samitin Komunitetit Politik Evropian (EPC) duke bërë bashkë Kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Mbajtja për herë të parë e këtij Samiti në Ballkanin Perëndimor shënon jo vetëm një njohje simbolike të vendit të Evropës Juglindore brenda strukturës politike evropiane, por edhe një investim strategjik në rolin e saj për të formësuar të ardhmen e kontinentit.

Samiti i Tiranës zhvillohet në një kohë kur Evropa ndodhet në një pikë kritike. Një luftë vazhdon në krahun e saj lindor. Tensionet po rriten globalisht. Kërcënimet hibride, shtrëngimi ekonomik dhe ndërprerjet teknologjike po testojnë qëndrueshmërinë demokratike dhe kërkojnë përgjigje më të koordinuara evropiane. Në këtë kontekst, Komuniteti Politik Evropian shfaqet si një forum jetik për unitet—një forum që kalon kufijtë institucionalë dhe bashkon të gjithë kombet evropiane për të shkëmbyer ide, për t’u përballuar me sfidat e përbashkëta dhe për të hartuar një kurs të përbashkët përpara.

Duke u mbështetur mbi dinamizmin e samiteve të mëparshme në Pragë, Moldavi, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari, Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë do të shërbejë si një platformë për dialog politik të hapur politik dhe bashkëpunim konkret. Agjenda do të reflektojë çështjet më urgjente për qytetarët evropianë sot, duke ofruar gjithashtu hapësirë për të parë përpara me qartësi dhe ambicie.

Në fokus të këtij Samiti do të jenë katër tema të rëndësishme që do të zhvillohen në tryeza të nivelit të lartë: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike; fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike; migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë; vizioni, lidershipi, mënyrat e reja të veprimit për Europën në një botë të re.

Tematika e parë do të fokusohet në sigurinë dhe qëndrueshmërinë demokratike të Evropës, siç është mbështetja për Ukrainën në përpjekjet e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme—po ashtu edhe sfidat afatgjata, përfshirë mbrojtjen e proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kolektive të Evropës. Tryeza e dytë do të shqyrtojë se si mund të rritet konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën digjitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike të nevojshme për të siguruar zinxhirët e furnizimit kritik dhe për të balancuar objektivat e klimës me fuqinë industriale.

Seanca e tretë do të trajtojë dinamikat e komplikuara të migracionit, lëvizshmërinë dhe fuqizimin e të rinjve. Nga nevoja për rrugë ligjore dhe bashkëpunim me vendet e origjinës dhe tranzitit, tek përdorimi i migracionit si armë dhe sfida për mbajtjen e talenteve në ekonomitë kombëtare, liderët do të shqyrtojnë zgjidhje të koordinuara të bazuara në partneritet dhe largpamësi. Gjithashtu, do të shqyrtohet roli i gjeneratës së ardhshme në formësimin e të ardhmes së Evropës, veçanërisht në dritën e inteligjencës artificiale dhe ritmit të shpejtë të ndryshimeve teknologjike.

Së fundi, tryeza e katërt do të ofrojë një perspektivë largpamëse për përfshirjen, barazinë dhe shkathtësinë institucionale ku kërkohet që Evropa të veprojë më me vendosmëri në skenën botërore.

Roli i Shqipërisë si mikpritëse pasqyron thellimin e vokacionit europian të vendit dhe kontributin e saj për stabilitetin rajonal dhe kontinental. Si një anëtare e NATO-s, vend kandidat për në BE dhe zë aktiv në bashkëpunimin rajonal, Shqipëria është e pozicionuar në mënyrë unike për të organizuar një dialog të rëndësishëm në një moment kur Evropa duhet të flasë dhe të veprojë me më shumë kohezion.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në zemër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, një hapësirë ku historia e Shqipërisë dhe identiteti modern bashkohen.

I rrethuar nga institucione të e kulturës dhe qeverisjes, ky shesh përfaqëson transformimin demokratik të vendit dhe shpirtin e tij orientuar nga e ardhmja.

Ai qëndron sot jo vetëm si një pikë referimi për ripërtëritjen kombëtare, por edhe si një vend i përshtatshëm për dialog të hapur, aspirata të përbashkëta dhe një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Agroturizmi buzë rrugës Ersekë-Leskovik, Rama: Kolonjari i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur rrugë të re në jetë

Ngritja e agroturizmave po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale duke stimuluar edhe krijimin e vendeve të punës.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Agroturizmi buzë rrugës Ersekë-Leskovik, Rama: Kolonjari i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur rrugë të re në jetë

Ngritja e agroturizmave po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale duke stimuluar edhe krijimin e vendeve të punës.