Policia Kufitare rrit masat në Rinas për sezonin turistik: Fokusi tek siguria dhe lehtësimi i lëvizjes

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh.


Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh.

Nën moton “Safe Stay in Albania”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha së bashku me përfaqësues të Policisë Kufitare dhe Drejtoren e DVKM Tiranë, Silvana Sulaj, zhvilluan një inspektim në ambientet e aeroportit, ku u njohën me organizimin dhe kapacitetet e vendosura në funksion të sezonit turistik.

“Shqipëria po përjeton një bum turistik. Vitin e kaluar u regjistruan mbi 12 milion turistë dhe gjatë gjithë sezonit veror nuk u shënua asnjë incident penal ndaj tyre. Ky është një tregues i standardeve të sigurisë që ne kemi ndërtuar dhe që po i përmirësojmë vazhdimisht,” u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se portat automatike të kontrollit të dokumenteve (E-Gates) janë një element kyç në lehtësimin e lëvizjes dhe ofrimin e një shërbimi më të shpejtë për udhëtarët, ndërsa kontrolli i pasaportave kërkon vëmendje dhe kujdes të veçantë për të ruajtur balancën mes efikasitetit dhe sigurisë.

Nga ana e saj, Drejtoresha e DVKM Tiranë, Silvana Sulaj bëri të ditur se janë marrë masa të shtuara për përballimin e fluksit në rritje.

“Kemi shtuar me rreth 100 efektivë Policinë Kufitare në Rinas, duke përforcuar praninë në çdo pikë hyrëse dhe dalje. Janë intensifikuar kontrollet kufitare dhe vetëm në tremujorin e parë të këtij viti është shënuar një rritje prej 10% në numrin e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Më shumë se 50% e pasagjerëve të pranuar kanë qenë të huaj, çka tregon qartë rritjen e interesit ndërkombëtar për vendin tonë,” u shpreh Sulaj.

Përfaqësues të Policisë Kufitare deklaruan se organizimi aktual i punës është në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, duke synuar identifikimin dhe parandalimin e çdo rasti të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara. Po ashtu, vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë partnere të BE-së, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë në kufi.

“Safe Stay in Albania” synon jo vetëm ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të gjithë ata që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Me vizionin ‘kufij të hapur, por të sigurt’, Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj.

Burimi ATSH

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Poloninë

Këtë vit, Javët Kulturore Ndërkombëtare zhvillohen në një moment të veçantë pasi Tirana mban titullin e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës…