
Shqiptare Garancia Evropiane për Fëmijët, Rama: Përgjigje për ata që thonë çfarë na duhet BE
Rama iu adresua sot me një fjalë konferencës rajonale mbi “Përshpejtimin e Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, e cila u organizua në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot rëndësinë e Garancisë Evropiane për Fëmijët, ndërsa u shpreh se “ky program është përgjigjja për të gjithë ata që tjonë çfarë na duhet Bashkimi Europian”.
Rama iu adresua sot me një fjalë konferencës rajonale mbi “Përshpejtimin e Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”, e cila u organizua në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.
Kryeministri vlerësoi faktin se një aktivitet i tillë që ka në qendër Garancinë Europiane për Fëmijët realizohet këtu në Tiranë.
“Garancia Europiane për Fëmijët është një nismë e Bashkimit Europian e cila edhe e vetme do të mjaftonte për t’i dhënë një përgjigje kuptimplotë të gjithë atyre që pyesin se për çfarë duhet BE”, tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se mjafton të shohësh në përmbajtjen e programit të kësaj garancie për fëmijët që të kuptosh rëndësinë e dobisë të të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje përmes Garancisë Europiane për Fëmijët.
“Garancia Europiane për Fëmijët synon që të drejtat e fëmijëve t’i sigurojë dhe t’i vendosë në fokusin e jetës së vet të përditshme. Përmes këtij programi shumëfishohen të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmije t’i jepet një shans dhe çdo fëmijë të ketë një perspektivë të mundshme barazie në raport me të tjerët, pavarësisht statusit të ndryshëm”, shtoi ai.
Burimi ATSH