“Giro d’Italia”, Manastirliu: Më shumë se 800 milionë shikues në mbarë botën me sytë nga Shqipëria

Një muaj para nisjes së madhe të “Giro d’Italia” ka mbërritur në Portin e Durrësit anija e njohur “Amerigo Vespucci”, bashkë me trofeun “Trofeo Senza Fine”, kupa e garës botërore “Grande Partenza” të Giro d’Italia.


Një muaj para nisjes së madhe të “Giro d’Italia” ka mbërritur në Portin e Durrësit anija e njohur “Amerigo Vespucci”, bashkë me trofeun “Trofeo Senza Fine”, kupa e garës botërore “Grande Partenza” të Giro d’Italia.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu me kryetaren e bashkisë Durrës Emiriana Sako, kanë vizutuar anijen simbol të historisë dhe traditës Italiane.

Ministrja Manastirliu tha se Shqipëria po bëhet gati për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze sportive, ndër më të ndjekurat në botë që do të mbahet gjatë muajin maj në vendin tonë.

“Shqipëria tani është një qendër e turizmit dhe padyshim që edhe “Giro d’Italia”, sepse jemi një muaj përpara ngjarjes sportive më të madhe, do të sjellë një audiencë ndërkombëtare me më shumë se 800 milionë shikues që do ta ndjekin. Jemi shumë të lumtur dhe po punojmë për të siguruar gjithçka që duhet për të garantuar që këto tre etapa në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës të jenë të suksesshme, dhe gjithashtu po punojmë për të organizuar aktivitetet festive në të gjitha qytetet ku do të kalojë Giro d’Italia”, tha Manastirliu.

Për herë të parë, Shqipëria do të jetë epiqendra e këtij eventi ndërkombëtar, duke u bërë pjesë e një liste prestigjioze të vendeve mikpritëse.

Kjo është një mundësi unike për të promovuar pasuritë tona natyrore dhe kulturore, që do të shfaqen përmes garës dhe transmetimeve ndërkombëtare; turizmin shqiptar, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota për të eksploruar vendin tonë dhe për të shijuar mikpritjen shqiptare.

“Giro d’Italia është padyshim një ngjarje unike, Shqipëria do të jetë në sytë e botës gjatë këtyre tre ditëve, por ne po organizojmë gjithashtu edhe ngjarje të tjera para fillimit të Giro d’Italia, jemi të lumtur që ky moment do të jetë një mundësi për të promovuar edhe Shqipërinë, qendrat tona historike dhe trashëgiminë tonë kulturore, po ashtu edhe burimet natyrore, sepse ju keni gjithashtu këtë mundësi për t’i promovuar vendet ku do të kalojë Giro d’Italia”, tha Manastirliu.

“Giro d’Italia”, një ngjarje prestigjioze sportive, ndër më të ndjekurat në botë, nis pikërisht nga Shqipëria, ku do të zhvillojë 3 etapat e para gjatë muajin maj.

Në Shqipëri do të përshkruajnë itinnerarin çiklistik shqiptar, çiklistët më të mirë të botës, përfaqësues të mbi 20 ekipeve ndërkombëtare, të cilët do të sfidojnë kufijtë e tyre në terrene të ndryshme për të fituar “maglia rosa” dhe trofeun e famshëm “Senza Fine”.

Gjithashtu, një muaj para nisjes së Giro d’Italia anija më ikonike dhe prestigjioze e Marinës Italiane, “Amerigo Vespucci” ka ankoruar në Portin e Durrësit, si një prej stacioneve të turit të saj Mesdhetar, duke i shtuar madhështinë kësaj porte hyrëse dhe mikpritëse në vendin tonë. Dhe bashkë me anijen ka ardhur edhe “Trofeo Senza Fine”, kupa e garës botërore “Grande Partenza” të “Giro d’Italia”.

Këto dy ngjarje janë shumë domethënëse për vendin tonë sepse vijnë si rezultat i ngritjes së imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…