Kumbaro: Platforma e-Visitor, të dhënat e turizmit në kohë reale

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi e-Visitor, platformën që po modelohet për të siguruar të dhëna në kohë reale mbi “trafikun” e turistëve të akomoduar


Nga Durrësi, në një takim që i paraprin sezonit turistik 2025 me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi e-Visitor, platformën që po modelohet për të siguruar të dhëna në kohë reale mbi “trafikun” e turistëve të akomoduar, kapacitetet akomoduese, netqëndrimet, origjinën e turistëve, tipologjinë gjeografike të shpërndarjes në territor etj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se rritja e numrit të vizitorëve të huaj është reflektuar edhe në të ardhurat e arkëtuara nga turizmi, por duhet tejkaluar informaliteti nga ana e strukturave akomoduese mbi nivelin e përdorimit të shtretërve dhe kapacitetet që deklarojnë.

Kumbaro u shpreh se kjo metodologji e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, një bashkëpunim i Ministrisë së Turizmit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bankën Botërore, mbështetet në tri shtylla kryesore:

“Shtylla e parë është Regjistri Qendror i Turizmit që garanton pajtueshmëri rregullatore si dhe standarde e kategorizime të qarta. Gjithashtu, ky regjistër thjeshtëzon shërbimet, siguron digjitalizim të përmirësuar dhe optimizim të regjimit të TVSH për turizmin.
Shtylla e dytë është platforma e-Visitor, që siguron mbledhje të dhënash në kohë reale, e për pasojë optimizimin e të ardhurave fiskale (taksa e fjetjes). Përmes kësaj platforme, sigurohet formalizimi i aktivitetit të sektorit, siguri e shtuar dhe mund të studiohen trendet e sjelljes turistike.

Shtylla e tretë është sistemi i të dhënave të turizmit që mundëson analizën gjithëpërfshirëse të sektorit, ndihmon në hartimin e politikave zhvillimore të bazuara në të dhëna si dhe siguron vlerësim real të impaktit ekonomik të turizmit. Ky sistem të dhënash është gjithashtu kyç për përmirësimin e marketingut dhe promocionit bazuar në modelet e parashikueshmërie të Tourism Satellite Account – sipas UN Tourism”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke shtuar se një sistem i tillë është një ndër rekomandimet që derivon nga Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030.

Më tej, Kumbaro foli edhe për punën e masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit veror 2025: “Ka përfunduar procesi i miratimeve paraprake për stacionet e plazhit dhe të gjitha informacionet janë depozituar pranë subjekteve dhe bashkive përkatëse. Nga Velipoja deri në Ksamil përgjatë gjithë bregut, përfshirë liqenin e Pogradecit, janë 1014 parcela publike dhe 600 subjekte që menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Burimi ATSH

Rama: PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian të Shqipërisë

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian të Shqipërisë

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian…