Përurohet parku diellor në Karavasta, Balluku: Më i madhi në Ballkanin Perëndimor, shembull i investimeve të suksesshme

Voltalia po ndërton një park të ri në Spitallë


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se Parku fotovoltaik në Karavasta, është parku më i madh i energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor.

E pranishme në ceremoninë e përurimit të këtij investimi, Balluku bëri të ditur se, investitori i këtij parku, kompania franceze “Voltalia” do të ndërtojë një park tjetër në Spitallë.

“Ky park mbart një sërë vlerash, është dhe parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Kemi arritur një çmim rekord. “Voltalia” për ne është një shembull i investimeve të huaja të suksesshme që zhvillohen në vendin tonë dhe në sektorin e energjetikës”, tha Balluku.

“Voltalia po ndërton një park të ri në Spitallë. Dua të nënvizoj edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës ku ka marrëdhënie të shkëlqyera mes Macron dhe Ramës dhe vizita e tij në Shqipëri me një grup investitorësh ka krijuar një shembull të mirë për vendin tonë në BE”, u shpreh Balluku.

Ajo deklaroi se, Shqipëria aspiron brenda 2030 të jetë pjesë e BE, pasi siç tha ajo, na takon, se kemi lindur në zemër të Evropës dhe jemi një prej popujve më të lashtë dhe këtë nuk na e ndryshon dot askush”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…