Rama – sipërmarrësve: Investoni në hotele me cilësi për një shtresë tjetër turistësh
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një diskutimi për sezonin veror me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit, se në Durrës po zhvillohen një seri investimesh që rrisin vlerën e plazhit dhe të çdo investimi tjetër që është bërë apo do të bëhet në fushën e hotelerisë dhe turizmit.

“Kemi një projekt shumë ambicioz në anën tjetër që urojmë që ta çojmë përpara me një grup shumë të madh investitorësh që për herë të parë do të provojnë krijimin e një territori brenda në det. Të gjitha këto rrisin vlerën e këtij plazhi dhe gjithë investimeve që keni bërë ju dhe të çdo investimi tjetër që bëhet. Për këtë arsye, unë dua ta theksoj faktin që kemi parë me shumë vëmendje projektet e reja, ka projekte shumë të bukura dhe unë do t’ju inkurajoja që çdo tullë që do të vini duhet ta mendoni mirë dhe ta vendosni me cilësi, sepse tani gjërat e reja që ndërtohen këtu duhet të synojnë turistë që vijnë dhe paguajnë dhomën më shumë, qëndrimin më shumë dhe ata kanë nevojë për disa kushte të tjera”, tha Rama.
Kreu i Ekzekutivit theksoi në fjalën e tij se gjithë hotelet që janë ndërtuar i përgjigjen një lloj shtrese bazë, por duhet, sipas Ramës, të ketë një fokus më të veçantë në infrastrukturën që i përgjigjet një lloj shtrese tjetër turistësh.
“Dhe për këtë arsye, po punojmë për zgjerimin e aeroportit të Rinasit, për portet e tjera turistike e kështu me radhë. Unë jam i bindur që ky shiu që po bie është bereqet, sepse kemi një problem ne me ju, që deklarimet tuaja për dhomat e zëna nuk e pasqyrojnë realitetin”, tha Kryeministri Rama.
Burimi ATSH