Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi përmes rrjeteve sociale rikthimin e Javëve Kulturore Ndërkombëtare majin e këtij viti.

“Pas një udhëtimi të paharrueshëm me edicionin e tretë, ku 21 shtete, 252 aktivitete dhe 364 artistë sollën energjinë, artin dhe shpirtin e tyre në Shqipëri, Javët Kulturore Ndërkombëtare 2025 rikthehen për sezonin e katërt”, shkroi ministri Gonxhja.

Ministri nuk i ka zbuluar surprizat e këtij edicioni por ftoi artdashësit të ndjekin këto aktivitete të cilat do të jenë si një festë e kulturës, artit dhe traditave nga e gjithë bota, qe do të mbushë skenat tona me emocione dhe kreativitet.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore.

Çdo javë i dedikohet një kulture të caktuar botërore që afrohet në sofrën mikpritëse shqiptare nëpërmjet aktiviteteve që përcjellin më së miri pasurinë e këtyre kulturave përmes filmave, melodive, arkitekturës, kostumeve, kulinarisë dhe trashëgimisë. JKN është një paradë kulturore që shtrihet prej majit e deri në nëntor.

Burimi ATSH

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko me shefen e Misionit të FMN-së: Ekonomia shqiptare në trajektore të qëndrueshme zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Anke Weber, shefe e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,…