Turizmi, Rama: Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë, prioritet cilësia e shërbimit

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Shqipëria renditet në pesë vendet e para në botë sa i përket rritjes së vazhdueshme të turizmit.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Shqipëria renditet në pesë vendet e para në botë sa i përket rritjes së vazhdueshme të turizmit.

Kryeministri Rama u takua sot në Durrës me operatorë turistikë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit, në një diskutim për sezonin veror që po troket, duke kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë, si edhe për turizmin si industri që, siç u shpreh ai, ka transformuar imazhin e Shqipërisë.

Rama tha se sot vendi pret më shumë se trefishin e vizitorëve të huaj, krahasuar me një dekadë më parë, teksa paralajmëroi përgatitjen e instrumente të reja për digjitalizimin e të dhënave në turizëm dhe një strategji të qartë deri në vitin 2030.

“Sipas OBT-së, jemi vendi me rritjen më të lartë në Europë dhe jemi në pesë vendet e para në botë për rritje të vazhdueshme, çdo vit, në këtë sektor. Po ashtu, kemi në mënyrë të përsëritur nga Forumi Ekonomik Botëror si Republikë e Shqipërisë një pozicion në dhjetë vendet me përmirësimin më të madh në indeksin e zhvillimit të udhëtimit, në funksion të turizmit, sikurse kemi rritjen më të madhe vjetore të netqëndrimeve në strukturat akomoduese, me 56%”, tha Rama.

Sipas Ramës, kjo rritje tregon potencialin e madh që kemi dhe bazën shumë solide që është vendosur.

Kryeministri theksoi se jemi ende në një moment të brishtë.

“Sepse nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nëse nuk investojmë më tepër në drejtimet e duhura, mund ta humbim këtë volum”, shtoi Rama.

Këtu, Rama vuri theksin te cilësia e shërbimit.

Më tej, Rama u shpreh se Shqipëria është në një pozicion tërësisht tjetër në raport me ku ishte.

“Jam i bindur se ajo që ka ndodhur dhe po ndodh me turizmin është përtej pritshmërive, sepse nuk kemi bërë thjeshtë një destinacion të ri, për shkak se Shqipëria ishte tërësisht e pazbuluar, por jemi një vend që kemi një potencial akoma të madh të rritemi edhe më shumë në funksion të gjithë atyre të mirave që vijnë nga kjo rritje, si rritja e punësimit, apo pagave”, tha ai.

Kryeministri vuri në dukje se në industrinë e turizmit pagat janë rritur dhe mund të llogariten në të njëjtat nivele apo edhe pak më mirë se në Greqi.

“Pagat në këtë industri janë rritur në mënyrë të ndjeshme, sepse të gjithë tani e kanë kuptuar që krahu i lirë i punës nuk mund të jetë më një avantazh konkurrues. Dhe siç dëshmon realiteti i sektorit, kemi paga që janë njëlloj apo edhe më të mira se në Greqi, në një nivel të caktuar të hotelerisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri më tej u ndal në standardet e sektorit, ku tha se sot janë 40 hotele që janë me brande të mëdha ndërkombëtare, me 5 yje.

“Kemi një volum projektesh në vazhdim, që janë vërtet një gjeneratë tjetër e turizmit, arkitekturës, të kuptuarit të cilësisë dhe e volumit financiar që është përgatitur të investohet në Shqipëri nga investitorët vendas e të huaj”, theksoi Kryeministri.

Kreu i qeverisë deklaroi se volumi i investimeve të qeverisë dhe bashkive është rritur si asnjëherë më parë, në funksion të turizmit dhe siguroi se do të vijojë të rritet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian të Shqipërisë

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian të Shqipërisë

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian…