Balluku: 10% e totalit të energjisë nga parqet fotovoltaike, synojmë të kthehemi në vend eksportues

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku informoi sot se 10% e totalit të energjisë në vend prodhohet sot nga parqet fotovoltaike.


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku informoi sot se 10% e totalit të energjisë në vend prodhohet sot nga parqet fotovoltaike.

Në një videomesazh nga Parku fotovoltaik në Karavasta, inauguruar dje me pjesëmarrjen e autoriteteve dhe përfaqësuesve të lartë të kompanisë, Balluku theksoi se, “ky është një investim i realizuar nga kompania ekselente franzece “Voltalia”.

Ajo e cilësoi këtë projekt një hap të rëndësishëm, në diversifikimin e energjisë, kur në vitin 2013 kjo shifër ishte 0.

Balluku vuri në dukje se, Parku diellor i Karavastasë, më i madhi në Ballkan, dhe një sërë nuklash të tjera energjetike në të gjithë vendin kanë rritur kapacitetet prodhuese.

“Brenda vitit 2030 synojmë që 30% e energjisë në vend të prodhohet nga parqet diellore. Përmes diversifikimit të burimeve, rrisim kapacitetet. Shqipëria do të kthehet në eksportuese të energjisë”, deklaroi Balluku.

Sipas saj, sot një sërë kompanish ndërkombëtare kanë ardhur në Shqipëri duke treguar besim tek Shqipëria për të investuar në rinovimin e energjisë dhe nëse do të kemi një vit të thatë, ashtu siç duket se do të jetë 2025, nuk jemi në ankthin nga çmimi i energjisë së importit pasi kemi energjinë solare, duke bërë kështu një faktor të rëndësishëm midis prodhimit të energjisë nga hidrocentralet dhe energjisë nga parqet fotovoltaike.

Balluku tha se, “kjo është Strategjia Kombëtare e energjisë që do ta bëjë Shqipërinë një vend eksportues neto të energjisë dhe Strategjia që uli për herë të parë çmimin e energjisë për qytetarët”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian të Shqipërisë

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian të Shqipërisë

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se PS dhe askush tjetër ka në dorë fatin europian…