
Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE më 14 prill
Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor sot me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.

Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor sot me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë – për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).
Më 15 tetor 2024, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Më 17 dhjetor 2024 janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e 6-të, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Të martën, ministrat e jashtëm diskutojnë edhe për përshpejtimin e zgjerimit me shtetet ballkanike ku vendi ynë dhe Mali i Zi janë në pararojë të këtij procesi.
Burimi ATSH