
Xi do të bëjë vizita shtetërore në Vietnam, Malajzi dhe Kamboxhia
Vizitat e ardhshme të Presidentit Xi Jinping në Vietnam, Malajzi dhe Kamboxhia janë udhëtimet e tij të para jashtë vendit për këtë vit, ndaj kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve të Kinës me tre vendet dhe ASEAN-in në tërësi.

Vizitat e ardhshme të Presidentit Xi Jinping në Vietnam, Malajzi dhe Kamboxhia janë udhëtimet e tij të para jashtë vendit për këtë vit, ndaj kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve të Kinës me tre vendet dhe ASEAN-in në tërësi, tha të premten një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Zëdhënësi Lin Jian tha në një konferencë të përditshme për shtyp se vizitat pritet gjithashtu të injektojnë një vrull të ri për paqen dhe zhvillimin në rajon dhe në botë në përgjithësi.
Xi, do të bëjë një vizitë shtetërore në Vietnam nga 14 deri më 15 prill, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam dhe Presidentit të Republikës Socialiste të Vietnamit, Luong Cuong.
Presidenti Xi do të zhvillojë gjithashtu vizita shtetërore në Malajzi dhe Kamboxhia nga 15 deri më 18 prill, me ftesë të Mbretit të Malajzisë Sulltan Ibrahim dhe Mbretit Norodom Sihamoni të Kamboxhias.
Lin tha se Kina i jep përparësi përpjekjeve të saj diplomatike në rajonet e saj fqinje, duke theksuar se Kina dhe Azia Juglindore ndajnë një fat të përbashkët si fqinjë të mirë, miq të mirë dhe partnerë të mirë.
Kohët e fundit, një konferencë qendrore për punën në lidhje me vendet fqinje u mbajt me sukses, duke e bërë të qartë se Kina do të vazhdojë të ndjekë parimin e miqësisë, sinqeritetit, përfitimit të ndërsjellë dhe gjithëpërfshirjes në diplomacinë e fqinjësisë dhe të bashkojë duart me vendet fqinje për të nxitur bashkëpunimin miqësor, për të rritur mirëkuptimin dhe besimin reciprok dhe për të promovuar zhvillimin dhe rigjallërimin e përbashkët, vuri në dukje Lin.
Foto nga CMG
Në prag të vizitës shtetërore të presidenti kinez Xi Jinping në Vietnam, Grupi Mediatik i Kinës nisi të premten transmetimin në Vietnam të programeve filmike dhe televizive me cilësi të lartë. Tetë programe të tilla, si “Ndjenjat kulturore të Xi Jinping-ut”, “Shpëtimi nga varfëria”, “Kina: Gara drejt së ardhmes” dhe “Shija e kuzhinës kineze”, do të transmetohen në mediat kryesore vietnameze.
Këto programe shfaqin gjallërisht nga perspektiva të shumta aspektet e panumërta të modernizimit kinez dhe nxjerrin në pah thellësinë e kulturës kineze. Ato do t’u mundësojnë shikueseve vietnamezë të vlerësojnë plotësisht forcën tërheqëse të presidentit Xi Jinping, të njihen me përvojën e qeverisë kineze në zbutjen e varfërisë, si edhe të ndiejnë gjallërinë e Kinës në epokën e re dhe joshën unike të kulturës kineze.
Burimi CGTN