
Basha: Shqipëria meriton ta mbyllë derën e tranzicionit dhe të hapë derën e integrimit
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim të hapur mbi programin elektoral.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim të hapur mbi programin elektoral.
Basha tha se ajo që e mban bashkë forcën politike që drejton, është dashuria për Shqipërinë dhe bindja dhe besimi se vendi ynë meriton më shumë.
“Ajo që na mban bashkë në këtë udhëtim, në këtë rrugëtim është shumë më e madhe se gjithsecili prej nesh. Është edhe më e madhe se shuma e të gjithë ne bashkë. Është më e madhe se Koalicioni Euroatlantik, është fuqia e pamposhtur e dashurisë për Shqipërinë dhe bindja dhe besimi se Shqipëria meriton më shumë, se Shqipëria meriton të ndahet me 12 vite dështime, korrupsion, e mashtrime të qeverisë”, tha Basha.
Basha tha se Shqipëria meriton të mbyll derën e tranzicionit dhe të hapë derën e progresit dhe integrimit.
“Shqipëria meriton ndarjen një herë e përgjithmonë nga kultura e pandëshkueshmërisë, të të fortëve, duke nisur me politikanët e korruptuar e të pandëshkuar të 35 viteve tranzicion. Se Shqipëria pas më shumë se një gjenerate, një brezi të tërë tranzicion, meriton ta mbyllë derën e tranzicionit dhe të hapë derën e progresit dhe integrimit”, tha Basha.
Burimi ATSH