Forcimi i inspektimit gjyqësor, Metani takime me autoritetet britanike

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Londër në institucionet e drejtësisë, që merren me inspektimin dhe procesin disiplinor të magjistratëve dhe në Ministrinë e Jashtme britanike.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Londër në institucionet e drejtësisë, që merren me inspektimin dhe procesin disiplinor të magjistratëve dhe në Ministrinë e Jashtme britanike.

Metani u shoqërua nga një ekip i ILD-së dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi.

Në Inspektoratin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës së Madhërisë së Tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u mikprit nga kryeinspektori Anthony Rogers.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në ndarjen e praktikave të mira mes institucioneve dhe rolin që ka procesi i inspektimeve në efiçencën e sistemit të drejtësisë për promovimin e transparencës e paanësisë, në shërbim të besimit të publikut.

Më tej, Metani dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan sesione pune me ekipin e Inspektoratit britanik të Prokurorisë. Zëvendëskryeinspektorja Lisa Morris bëri prezantimin e Inspektoratin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës. Procesi i inspektimeve, inspektimet tematike dhe inspektimet pasuese u paraqitën nga Inspektori i Lartë ligjor Colin Darroch dhe nga Inspektorja ligjore Leanne Townsend.

Rekomandimet dhe impakti i inspektimeve u trajtua nga Rogers dhe Morris, duke iu përgjigjur interesit të ekipit të ILD-së për aspekte të punës dhe krahasim me modelin e Shqipërisë.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Hetimeve të Sjelljes Gjyqësore ekipi i ILD-së u njoh nga drejtuesi operativ Simon Parsons dhe shefja e çështjeve pranë kësaj zyre, Kim Webb me të gjitha aspektet e punës mbi hetimin e sjelljeve të gjyqtarëve britanikë për llogari të Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtueses së gjyqësorit në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjashmëritë në procesin e hetimit disiplinor, llojet e shkeljeve disiplinore dhe masat ndëshkuese ndaj gjyqtarëve u trajtuan gjerësisht gjatë takimit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani dhe Parson e Webb nga Zyra e Hetimeve të Sjelljes Gjyqësore.

Pjesë e vizitës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Londër ishte edhe një takim në Ministrinë e Jashtme britanike, me drejtoren për Ballkanin Perëndinor Madeline Knox.

Pasi i bëri një prezantim të funksioneve e rolit të ILD-së në sistemin e drejtësisë, Metani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për shtetin e së drejtës dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Znj.Knox vërejti se marrëdhënia me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar, që ka investuar për këtë sepse e konsideron një partneritet të rëndësishëm edhe për të ardhmen.

Metani dhe Knox bashkëndanë qëndrimin e përparimit të Shqipërisë në fusha prioritare siç është lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës dhe besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani dhe delegacioni i ILD-së u mikpritën në ambasadën e Shqipërisë në Lodër nga ambasadori Uran Ferizi. Pasi falenderoi ambasadorin për mbështetjen në organizimin e kësaj vizite, Metani u informua nga Ferizi mbi punën e Ambasadës sonë në mbrojtje të interesave të Shqipërisë e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe kontributin britanik për përparimin e vendit tonë.

Burimi ATSH

Rama nesër me diasporën në Milano: Krenar për Shqipërinë

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama nesër me diasporën në Milano: Krenar për Shqipërinë

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas…