Nisma Shqipëria Bëhet çel fushatën nga Vlora, Lapaj: 11 maji, dita për të votuar ndryshimin

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu i fushatës u mbajt në qytetin e Vlorës, ku drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj, paraqiti mesazhin e tij për qytetarët dhe të rinjtë e vendit.

Lapaj theksoi se 11 maji është dita e ndryshimit, një mundësi për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“Në 12 maj, mendojeni mirë,” tha Lapaj, teksa nënvizoi se, “nëse klasa politike do të mbetet siç është sot, shumë të rinj dhe familjarë që ende kanë dilema, do të bindën se ky vend nuk bëhet dhe do të largohen për të kërkuar mundësi jashtë vendi”.

Ai shtoi se koalicioni i të rinjve është i vetmi që mund të sjellë një ndryshim të vërtetë, duke shpartalluar politikanët e vjetër dhe duke ndihmuar Shqipërinë të ngrihet nga kriza. Lapaj u shpreh se nëse rinia nuk do të angazhohet tani, pas zgjedhjeve, askush nuk do të guxojë të besojë më në mundësitë e këtij vendi.

Burimi ATSH

Rama: Të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro

Gjatë një takimi në Milano, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, Rama premtoi se të ardhurat për frymë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro

Gjatë një takimi në Milano, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, Rama premtoi se të ardhurat për frymë…