PD prezanton programin elektoral: Minimumi jetik 200 euro, paga mesatare 1200 euro

Partia Demokratike po prezanton sot në Tiranë, programin e saj elektoral 2025-2029, për Shqipërinë Madhështore në Kuvendin Kombëtar të PD-së


Partia Demokratike po prezanton sot në Tiranë, programin e saj elektoral 2025-2029, për Shqipërinë Madhështore në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Aktiviteti po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku fillimisht u vendos himni kombëtar i Shqipërisë “Himni i Flamurit”.

Më tej, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili e mori i pari fjalën tha se programi i PD është mjaft ambicioz. Ai renditi disa nga pikat e programit elektoral të PD dhe lëvizjet e para që do të bëjë e djathta sapo të vijë në pushtet.

Këlliçi tha se “masa e parë do të jetë miratimi i minimumit jetik në vlerën 200 euro, paga minimale 500 euro dhe paga mesatare 1200 euro, duke i dhënë profesionistëve statusin që i takon”.

Gjithashtu vijoi ai, do të ulim në 7 lekë/kw/h çmimin për energjinë, ndërsa PD angazhohet të rimëkëmbë sistemin shëndetësor, krijimin e një modeli të ri shëndetësor me barna të ribursuara.

“Përmes programit për rininë synojmë t’i japim fund shpopullimit dhe do të dyfishojmë buxhetin për arsimin”, tha ai.

Duke marrë fjalën, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka theksoi se “PD dhe Sali Berisha u ringritën kur menduan se i asgjësuan. Por ja ku vijmë sot me një program që ka në thelb zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve”.

Ai tha se, Sali Berisha do t’i japë qytetarëve qeverinë që ata kanë nevojë.

“Sali Berisha dhe PD solli liberalizimin e vizave, anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe realizoj projekte të rëndësishme infrastrukturore nga jugu në veri të vendit. Programi i PD është i vërtetë dhe i bën premtimet realitet”, tha Noka.

Më tej, drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita, tha se “një fitore për Berishën, është fitore për familjet shqiptare”.

Marrë nga ATSH

Rama nesër me diasporën në Milano: Krenar për Shqipërinë

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama nesër me diasporën në Milano: Krenar për Shqipërinë

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas…