Rama nesër me diasporën në Milano: Krenar për Shqipërinë

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë


Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë të dielën (nesër) një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit. Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.

Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme, Kryeministri Rama ndau detaje mbi vendin dhe orën e takimit.

“Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai. “Nesër në Milano, nga ora 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, rruga ’11 Shtatori’, nr. 16, Busto Arsizio”, thekson më tej Rama.

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij turi, Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Düsseldorf (Gjermani), në Nju Jork (SHBA), si dhe në Londër (Angli). Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, Rama vizitoi edhe qytetin e Selanikut në Greqi, si dhe zhvilloi një takim të mëparshëm në Milano.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro

Gjatë një takimi në Milano, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, Rama premtoi se të ardhurat për frymë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të ardhurat për frymë do të shkojnë në 15 mijë euro

Gjatë një takimi në Milano, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, Rama premtoi se të ardhurat për frymë…