Berisha takim me shqiptarët në Breshia: U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, 2025-a është viti i shpëtimit të Shqipërisë.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, 2025-a është viti i shpëtimit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij në takimin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Breshia të Italisë, Berisha tha se, “stacioni i parë që nisa pas startit epik të fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju, është Breshia, sepse kjo fushatë që kemi nisur është një fushatë madhështore, është shpresëdhënëse, falë jush, falë diasporës shqiptare, ndaj jam sot shumë i frymëzuar, shumë i nderuar të ndodhem midis jush”.

Berisha theksoi se, historia e shqiptarëve në Itali është burim frymëzimi.

“Ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha, takimi me ju është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut. Por ju jeni shqiptarët e suksesit, e arritjeve të mëdha, sepse ju erdhët në Itali në këtë vend mik të Shqipërisë, si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Evropë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha, ashtu siç është udhëtimi i një emigranti dhe populli italian, Italia mike ju ofruan ju bujarinë, mikpritjen, njerëzinë e tyre. Ndaj dhe një falënderim i madh shkon për miqtë tuaj italianë, për kombin italian, Viva Italia”, tha Berisha.

“Ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë, sepse të jesh shqiptarë do të thotë të kalosh çdo pengesë. Të jesh shqiptarë do të thotë të bësh të pamundurën të mundurën, dhe mbi të gjitha shqiptar të bën dashuria e pashuar për Shqipërinë, dheun tënd. Ja se pse takimi me ju është takimi më frymëzues, sepse është takim me sakrificën, me arritjen dhe suksesin, me shpirtin e pamposhtur shqiptar. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e emigrantëve shqiptarë kudo që janë”, theksoi Berisha.

Berisha nënvizoi se, “nëse ka një forcë politike në Shqipëri që mishëron këto trajta shqiptare që ju mishëroni, kjo është Partia Demokratike”.

“Vërtet kaluam një opozitë të gjatë, kaluam një proces rithemelimi të vështirë, vërtetë u luftuar me egërsinë më të madhe 3 vite me radhë, me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë”, vuri në dukje Berisha.

“Po ashtu si ju, ashtu si ju, si diaspora që fitoi çdo sfidë dhe ne kaluam çdo pengesë. Ne u ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë, mbrojtëm demokracinë, mbrojtëm interesin kombëtar dhe do të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë”, tha ai.

“Edhe në këto ditë të vështira, më të vështira, miqtë tanë italianë udhëheqës dhe drejtues të Forza Italia qëndruan me PD, na dhanë zemër, na mbështetën dhe vazhduan traditën e të pavdekshmit, italianit të madh Silvio Berlusconi që ishte miku më i madh i PD dhe jo vetëm, miku më i madh i shqiptarëve dhe Shqipërisë”, tha Berisha.

Marrë nga ATSH

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…