Rama me shqiptarët në Milano: 11 maji votë historike, kemi në dorë vetë fatin evropian të Shqipërisë

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh sot gjatë takimit sot me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit se kjo “është hera e parë që kemi në duar fatin evropian të vendit”.


Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh sot gjatë takimit sot me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit se kjo “është hera e parë që kemi në duar fatin evropian të vendit”.

Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “kjo është hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju, edhe të gjithë shqiptarët jashtë kufijve do të kenë mundësi të zgjedhin pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri”.

“Në vend se ju të vini në Shqipëri, jemi ne që vijmë tek ju dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që edhe këtë, siç u zotuam në krye të herës, e bëmë realitet dhe tani çdo shqiptar dhe shqiptare që do të shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit ka mundësi ta bëjë pa lëvizur nga vendbanimi i vet kudo ku është jashtë kufijve të Shqipërisë”, tha Rama.

“Ishte e thënë që në të parat zgjedhje ku shqiptarët e Evropës dhe botës marrin pjesë fati ynë, fati i shqiptarëve të na sillte në një zgjedhje që është si një përballje përfundimtare me historinë tonë, duke na e dhënë ne shqiptarëve të sotëm shansin që me një votë t’ia ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën historisë”.

“Parafytyrojeni vetëm me një votë. Një votë për të bërë histori, një votë për të ndryshuar kahjen e historisë, një votë për të shënuar veten në histori, secili dhe secila që do ta investojnë votën për atë që ne së bashku duam të arrijmë”, u shpreh Rama.

Sepse, shtoi ai, “këto zgjedhje janë tamam si një udhëkryq mes një votimi”.

“Një votim politik për partinë që do qeverisë 4 vite dhe një votim historik. Një votim historik përtej partive për Shqipërinë që në 4 vite ne mund ta bëjmë zonjë anëtare të familjes së bashkuar evropiane”, tha Rama.

“Për herë të parë ne kemi në dorë vetë fatin Evropian të Shqipërisë sepse për herë të parë nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE që kemi dashur qysh në ditën e parë të lirisë, por janë edhe vendet anëtare të BE-së që duan të na fusin në gjirin e tyre dhe kemi 30 ditë për t’u lidhur dorë për dore me çdo shqiptar dhe shqiptare që e do zonjën Shqipëri në BE”, tha Rama.

Kjo, shtoi ai “është e përpjeta e fundit e Shqipërisë drejt Evropës dhe është fundi i historisë sonë jashtë Evropës. Dhe përpara nesh kemi vetëm një datë 11 majin. Dhe pastaj kemi vetëm një mandat 4 vjet për të fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Evropën”.

“Sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë se ç’kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe të figurës që kanë ndërkombëtarisht, por sot është po ashtu dita e shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit evropian të Shqipërisë tamam këtu në dorën tonë, që kur se ne dolëm nga ferri komunist dhe BE na ka vënë përpara një plan të dakordësuar që ne të mbyllim të gjithë marrë veshjen e anëtarësimit, duke mbyllur të gjitha negociatat brenda vitit 2027”, tha Rama më tej.

Pikërisht tani, shtoi Rama, “kur siç e shihni dhe ju në Itali, situata është e turbullt, gjëmimet dhe kërcënimet e luftës dhe rrëmuja e përgjithshme paralajmërojnë kohë shumë të vështira, pikërisht tani ne shqiptarët nuk mund ta humbasim kurrsesi këtë shans që është një takim me historinë dhe nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit”.

Burimi ATSH

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot…