
Hapja e grup-kapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot pasdite në Luksemburg mes BE-Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani reagoi pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot pasdite në Luksemburg mes BE-Shqipëri, ku është çelur një tjetër grup-kapitull negociatash për Tregun e Brendshëm.
“Një hap tjetër i rëndësishëm sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare BE–Shqipëri në Luksemburg: Hapja e grup-kapitullit të dytë me 9 kapituj – Tregu i Brendshëm është një sinjal i qartë se sa shpejt dhe me sa seriozitet Shqipëria po përkushtohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Tre grup-kapituj. Të hapur—dhe duke ecur me ritëm të shpejtë”, shprehet ministri Hasani.
Ai nënvizon gjithashtu se, “e dimë që koha është e çmuar, dhe nuk po humbim asnjë sekondë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.
“Nuk jemi thjesht në rrugën e duhur. Po shpejtojmë”, përfundon reagimin e tij ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.