
Hekurudha Durrës-Prishtinë nga Shkodra drejt Gjakovës, Beci: Vendim strategjik
Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurdhës Durrës-Prishtinë. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurdhës Durrës-Prishtinë. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci në fjalën e tij se sot “është një ditë e shënuar për të gjithë qarkun e Shkodrës për veriun e Shqipërisë për Gjakovën, për rrafshin e Dukagjinit. Jemi mbledhur për të diskutuar një nga projekte madhore të kombit shqiptar ndërtimin e hekurudhës kuqezi, një lidhje moderne hekurudhore midis Shqipërisë dhe Kosovës përmes ndërtimit të një segmenti krejtësisht të ri Shkodër-Gjakove”.
Beci theksoi se “ky është një nga projektet më strategjike për Shkodrën dhe për lidhjen e saj të drejtpërdrejtë për Gjakovën dhe gjithë Kosovën. Një ëndërr shuëmdekadëshe që po bëhet realitet”.
“Dua të falënderoj të dy qeveritë për vullnetin dhe vendosmërinë e treguar për ndërtimin e kësaj hekurudhe dhe vendimin që traseja të kalojë përmes Shkodrës në luginën e Kirit dhe më pas përgjatë Drinit për t’u lidhur me Tropojën, Gjakovën dhe gjithë Kosovën”, u shpreh Beci.
Beci shtoi se ky është një nga vendimet më strategjike për Shkodrën që e vendos në kryqëzimin e dy linjave hekurudhore ndërkombëtare, drejt Malit të Zi dhe Kosovës, duke e lidhur me rrjetin evropian hekurudhor.
“Për fat të keq në të kaluarën Shkodra u anashkalua në projektin e autostradës së Kombit por sot falë vizionit të qeverisë aktuale e Shqipërisë dhe Kosovës hekurudha do të kalojë mes përmes qarkut të Shkodrës, kjo është një nga vendimet më strategjike për dekada e dekada që vijnë dhe e vendos Shkodrën në kryqëzimin e dy linjave hekurudhore ndërkombëtare drejt Malit të Zi dhe Kosovës duke e lidhur kështu drejtpërdrejt me rrjetin evropian hekurudhor”, u shpreh Beci.
“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik rajonit. Shkodra mund të shndërrohet në një nyje të rëndësishëm logjistike infrastrukturore dhe qendër të prodhimit dhe eksportin”, nënvizoi Beci.
Sipas Becit “kjo pozitë e re i jep potencial të jashtëzakonshëm turistik, nga bregdeti i Adriatikut te Liqeni i Shkodrës tek trashëgimia kulturore e qyteteve tona dhe bukuritë e pakrahasueshme të Alpeve shqiptare”.
Beci nënvizoi se “segmenti 100 kilometra Shkodër-Gjakovë do të jetë një vepër inxhinierike madhështore, me 35 km tunele me 43 ura do të përshkohet në më pak 1 orë me 7 stacione përgjatë rrugës”.
Burimi ATSH