Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg, hapet grup kapitulli për “Tregun e Brendshëm”

Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të mbahet sot në Luksemburg me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.


Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të mbahet sot në Luksemburg me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.

Kjo konferencë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendit.

Këshilli Europian bën të ditur në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare se takimi i sotëm do t’i hapë rrugë negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.

Brenda këtij grupi përfshihen kapitujt që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, lirinë e lëvizjes së punonjësve, të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e kompanive, pronësinë intelektuale, politikat e konkurrencës si dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit.

Kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Kryeministri Rama do të vizitojë fillimisht Brukselin, ku do të pritet nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.

Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosłaë Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.

Në përfundim të punimeve të Koferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…