
Kumbaro: Glamping Albania Adventure, model që bashkon përvojën e kampingut me komoditetin
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar Glamping Albania Adventure, një kamping buzë Vjosës që bashkon përvojën e kampingut me komoditetin.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar Glamping Albania Adventure, një kamping buzë Vjosës që bashkon përvojën e kampingut me komoditetin.
“Glamping Albania Adventure është një lule e re që ka mbirë buzë Vjosës, model që bashkon përvojën e kampingut me komoditetin, një përvojë krejtësisht ekologjike, me energji 100% të pastër e në respekt të plotë me natyrën duke nxitur akoma më shumë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Përmetit përmes eksperiencave të sporteve ujore, ekoturizmit dhe agroturizmit si një xhevahir për promovimin e ekonomive lokale”, shkruan Kumbaro në rrjetet sociale.
“Është fantastike sesi mundet nga një aventurë sportive personale e viteve të shkuara për të bërë rafting, mbërrijmë sot në një strukturë si kjo, me një hapësirë si kjo, në buzë të Vjosës, në një hapësirë në të cilën kemi kapacitete akomoduese rreth 80 shtretër për të gjitha grupmoshat, për familjarë, për fëmijë, e cila do të shkojë paralel, me mbrojtjen e natyrës, me respektimin e peizazhin, me zhvillimin enjë ekonomie ndihmëse siç është kopshtaria”, thekson Kumbaro.
Kumbaro shton se, kur flasim për zhvillim të qëndrueshëm nuk është e pamundur edhe në një zonë të mbrojtur.
“Ky është një koncept sesi ti mund të zhvillosh turizëm miqësor me mjedisin, me biodiversitetin dhe madje ta duash edhe më shumë natyrën”, thotë ministrja Kumbaro.
Burimi ATSH