Agjencia Franceze e Zhvillimit, 800 mijë euro për menaxhimin e shkarkimeve në kaskadën e Drinit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një projekt të avancuar në digjitalizimin e menaxhimit të ujërave në kaskadën e Drinit dhe integrimin e kapaciteteve të ruajtjes së energjisë.


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një projekt të avancuar në digjitalizimin e menaxhimit të ujërave në kaskadën e Drinit dhe integrimin e kapaciteteve të ruajtjes së energjisë.

Në kuadër të vizitës në Tiranë të ministrit francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, Shqipëria dhe Franca kanë forcuar partneritetin e tyre të orientuar drejt veprimit në sektorin e energjisë, me mbështetjen e parë të AFD-së për KESH-in, ndërmarrjen publike shqiptare të prodhimit të energjisë elektrike, në përputhje me prioritetet e Shqipërisë në kuadër të Agjendës së Gjelbër dhe rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE.

Përmes kësaj mbështetjeje prej 800 mijë eurosh, AFD do të mobilizojë ekspertizën teknike franceze në modernizimin dhe digjitalizimin e infrastrukturës hidroenergjetike dhe do të nxisë shkëmbime drejtpërdrejtë midis KESH-it dhe Electricité de France (EDF), homologut të saj francez.

Duke nxitur lidhje më të ngushta mes KESH-it dhe ekspertëve francezë në hidroenergji, ky memorandum krijon bazën për bashkëpunim të avancuar në ruajtjen e energjisë dhe modelimin digjital.

Qëllimi i kësaj asistence teknike është të përmirësojë dhe digjitalizojë menaxhimin e shkarkimeve të KESH-it. Kjo do të optimizojë prodhimin e energjisë elektrike dhe do të reduktojë rreziqet nga përmbytjet në pjesën e poshtme të kaskadës së Drinit, si dhe të zhvillojë kapacitetet e ruajtjes së energjisë përmes vlerësimit dhe identifikimit të teknologjive më të përshtatshme për integrim në infrastrukturën ekzistuese.

Kjo marrëveshje synon të rrisë efikasitetin operativ, integrimin e burimeve të rinovueshme, rezistencën ndaj klimës dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve dhe aseteve hidroenergjetike të Shqipërisë.

Kjo nismë do të kontribuojë në dekarbonizimin e sektorit të energjisë duke forcuar rolin e Shqipërisë si një qendër rajonale energjetike.

Përmes këtij bashkëpunimi, Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në BE dhe për objektivat e saj të tranzicionit energjetik përmes zhvillimit të investimeve strategjike.

Ky memorandum është gjithashtu në përputhje me mandatin e AFD-së për të mbështetur energjinë e gjelbër dhe inovacionin teknologjik në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Memorandumi u nënshkrua nga administrator i KESH-it, Erald Elezi dhe drejtori i Zyrës Rajonale të AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Arnaud Dauphin.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin ministri francez për Evropën, Benjamin Haddad, ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard, dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Ceno Klosi.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri francez, Haddad theksoi se memorandumi tregon se Shqipëria është një përparësi për Francën dhe gjithashtu vullnetin e qeverisë franceze për të mobilizuar të gjithë operatorët dhe mjetet e saj të financimit për të ndihmuar vendin në konvergjencën dhe integrimin e tij evropian.

Nga ana e tij, zv.ministri Klosi vuri në dukje se në pesë vitet e fundit, mbështetja e Francës në sektorin e energjisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe përfshin si reformat strukturore ashtu edhe projekte kryesore me ndërmarrjet e ndryshme të energjisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…