Kina, pasqyra e vërtetë e zhvillimit të globit, në krye të Konsumit Global dhe Inovacionit

Kina po tregon se është tashmë vitrina botërore e produkteve dhe teknologjive konsumatore. Vendi tashmë ka marrë vrullshëm rrugën e hapjes me standarde të larta, duke shfaqur njëkohësisht potencialin për zhvillim të pandalshëm.

Një automjet fluturues shihet në edicionin e pestë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorëve në Kinë, 11 prill 2025/Foto nga VCG

Nga Dr. Enriko Ceko
Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Këto ditë është hapur në Kinë, në provincën Hainan, Kina Jugore, edicioni i pestë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorëve. Përsëri në këtë veprimtari si edhe në veprimtari të tjera të kësaj natyre, Kina po tregon se është tashmë vitrina botërore e produkteve dhe teknologjive konsumatore. Vendi tashmë ka marrë vrullshëm rrugën e hapjes me standarde të larta, duke shfaqur njëkohësisht potencialin për zhvillim të pandalshëm. Robotika, shtëpitë inteligjente, produktet e konsumit të përditshëm me elemente dhe aplikime të inteligjencës artificiale, automjetet inteligjente, avionët për lartësi të ulëta, produkte dhe shërbime të shëndetit digjital, teknologjitë e avancuara të fushave të tjera, etj., si shprehje e krijueshmërisë, inovacionit dhe standardeve, dhe si pjesë e pandashme e politikës së Kinës për shtimin dhe zgjerimin e gamës së investimeve të huaja, duket qartë se janë pjesë e një vizioni të qartë për të ardhmen dhe tregojnë se Kina po ecën me guxim dhe transparencë drejt një ekonomie të hapur, përballë zërave të ndryshëm për proteksionizëm. Fakti se në këtë ekspozitë paraqiten më shumë se 4100 marka ndër emrat më të njohur të biznesve ndërkombëtare, tregon se Kina tashmë është e lakmuar jo vetëm për të prodhuar për shkak të kostos së ulët dhe cilësisë së forcave prodhuese atje, por ajo shihet nga bizneset e huaja edhe si një treg konsumator në zgjerim dhe kjo për shkak të politikës së zgjuar të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të Kinës, politikë e zgjedhur me kujdes nga Partia Komuniste e Kinës, për të sotmen dhe të ardhmen e garantuar të vendit dhe të popullit kinez.


Një robot humanoid siç shihet në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Produkteve të Konsumatorëve të Kinës, 10 prill 2025. /VCG

Në këtë panair statistikat tregtojnë për shtim të pandalshëm të shitjeve me shumicë dhe pakicë, shifra që në fakt hedhin dritë mbi fuqinë konsumatore të popullsisë.

Duket se Kina ka dy mesazhe të rëndësishme për tregjet ndërkombëtare.

1. Proteksionizmi të çon askund.

2. Hapja e tregjeve është zgjidhja afatgjatë e ecurisë ekonomike në shkallë globale.

Pikërisht ky mesazh përbën edhe thelbin e rëndësisë strategjike të kësaj veprimtarie. Kina tashmë nuk bën fjalë thjesht për hapje të tregjeve, ajo synon aplikimin e operacioneve të pavarura doganore dhe hapjen institucionale, duke konsideruar në mënyrë të dukshme hedhjen e hapave të qartë drejt partneriteteve globale dhe futjen në skenën ekonomike të Kinës të kompanive të huaja që konkurrojnë me cilësi në treg, midis tyre dhe me kompanitë vendase.

Në këtë panair Mbretëria e Bashkuar është pjesëmarrës nderi, midis më shumë se 50 vendeve pjesëmarrëse dhe padyshim që ky fakt dhe pjesëmarrja e gjigandëve ndërkombëtarë të biznesit janë dy nga mesazhet më të mëdha të besimit që kompanitë transnacionale kanë për në tregun e pamatë kinez. Duket se ekspozita e Hainanit shfaq potencial për të ofruar modele të reja zhvillimi dhe sjell për tregun e Kinës përvoja të eksportueshme biznesi dhe marrëdhëniesh ekonomike ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, padyshim që CICPE 2025 shërben si një Sinjal Global për Bashkëpunim Ekonomik. Prej shumë e shumë vitesh ekonomia e Kinës ka dhënë në vazhdimësi kontribut të paçmuar në rritjen globale. Kina, me idenë e saj të palëkundur për hapje ekonomike është përballur prej kohësh me idenë e proteksionizmit, por duket se betejat midis këtyre dy ideve tashmë kanë sjellë një fitim të luftës së Kinës me synim hapjen. Kina ecën e vendosur në rrugën drejt hapjes së nivelit më të lartë, duke kushtuar më shumë energji në krijueshmëri, inovacion dhe standard, duke nxitur konsumin e brendshëm, duke krijuar shanse investimi dhe duke zhvilluar tregun e brendshëm si një mundësi edhe për kompanitë e huaja dhe kjo ka qenë një kosto shumë e madhe për ekonominë e Kinës, e cila e morri këtë iniciativë, për t’i treguar botës se modeli kinez i zhvillimit vlen dhe vlen shumë më shumë se lufta e ftohtë dhe konfliktet artificiale të nxitura nga synime të vogla.


Ekspozita e pestë Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumatorëve të Kinës (CICPE)/Foto nga VCG

Ekspozita e pestë Ndërkombëtare e Produkteve të Konsumatorëve të Kinës (CICPE), një ndër platformat kryesore për tregtinë globale dhe prirjet konsumatorte, zhvillohet në Haikou, kryeqyteti i provincës Hainan të Kinës jugore, midis dative 13 – 18 prill 2025 dhe në këtë veprimtari tregtare transnacionale markat më të njohura në botë nga 71 vende dhe rajone, paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre.

Huawei, iFLYTEK, Tesla, Estée Lauder, Volkswagen, Unitree, HarmonyOS, China Mobile, EHang, United Aircraft. XPeng Huitian, etj, do të jenë gjithashtu në mesin e ekspozuesve të këtij viti dhe krahas tyre edhe kompani të tjera me emër ndërkombëtar, që paraqesin produktet dhe shërtimet që ato ofrojnë si opsione dhe zgjidhje ndër më të fundit për konsumatorët kinezë dhe ata të vendeve të tjera të botës.

Vetëm Mbretëria e Bashkuar, e ftuara e nderit, paraqet në këtë veprimtari të pashoqe biznesi 53 marka që operojnë me produkte dhe shërbime në sektorë si moda, kozmetika, produktet shtëpiake, shëndeti, bizhuteritë, etj.

Franca, Zvicra dhe Irlanda paraqiten sërish në panairin e këtij viti me kompani dhe produkte të konsumit me cilësi të lartë. Delegacionet nga Sllovakia, Brazili, Singapori, etj, plotësojnë peisazhin ndërkombëtar të pjesëmarrësve.

Në ekspozitë marrin pjesë 65 kompani nga 500 më të mirat në botë, udhëheqës të industrive globale.


Një kafe e përgatitur nga robot/Foto nga VCG

Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë, një tregues kryesor i fuqisë së konsumit të vendit, u rritën me 4 për qind nga viti në vit në dy muajt e parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare. Norma e rritjes është 0,5 pikë përqindjeje më e lartë se ajo në vitin 2024, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave. Shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në mbi 8.37 trilion juanë (rreth 1.17 trilion dollarë) nga janari në shkurt. Duke përjashtuar automobilat, shifra ishte 7.68 trilion juanë, duke regjistruar një rritje prej 4.8 përqind nga viti në vit.

Me një popullsi prej mbi 1.4 miliardë dhe një GDP për frymë mbi 13,000 dollarë, Kina ofron një treg me potencial të madh, hapësirë ​​të gjerë dhe mundësi të mëdha zhvillimi dhe kontribuon mesatarisht me rreth 30 për qind në rritjen ekonomike globale çdo vit, duke shërbyer si motori më i fortë i zhvillimit global, sepse Kina nuk është thjesht dhe vetëm një nga përfituesit e globalizimit, por edhe një nga kontribuuesit kryesorë të tij.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Krimi zgjedhor, hapet zyra e posaçme për SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në KQZ

Kjo zyrë është pjesë e marrëveshjes së firmosur ndërmjet KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që synon të forcojë bashkëpunimin…