
Basha në Njësinë 9: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë për të çliruar ekonominë
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetja Oriola Pampuri, zhvilluan takime me biznese në Njësinë 9, në Tiranë, për t’u njohur me problemet që përballen.

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetja Oriola Pampuri, zhvilluan takime me biznese në Njësinë 9, në Tiranë, për t’u njohur me problemet që përballen.
Basha tha se sipërmarrjet janë në vështirësi.
“Ka një përkeqësim të thellë, edhe shumë njerëz kanë dalë nga puna. Isha dje në një fasoneri, janë në një presion të jashtëzakonshëm. Vetëm nga fasoneritë mund të jenë larguar 20-30 mijë gra kryesisht këto 10 muajt e fundit. E sjellshin një 400 – 500 mijë lekësh në shtëpi, tani nuk sjellin më. E njëjta gjë dhe me bujqësinë, ngaqë s’ia dalin dot e lënë punën”, tha ai.
Basha tha se shkaku i kësaj gjendje është fakti që ekonomia është në duart e një grushti njerëzish.
“Gjithçka është në duart e një grushti njerëzish. Edhe lekët janë në duart e një grushti njerëzish. Prandaj në 11 maj zgjedhja është kjo, o lekët do t’i kenë ata, o lekët do t’i kthejmë në ekonomi, t’i kthejmë tek njerëzit, t’i kthejmë tek pensionet, t’i kthejmë tek pagat që të rritet konsumi, që të fillojë të marrë frymë biznesi i vogël dhe biznesi në tërësi”, u shpreh Basha.
Burimi ATSH