
Bujqësia në Elbasan, Denaj: 6 milionë euro grante mbështetje në 10 vitet e fundit
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj tha se, “Elbasani është një nga qarqet më të rëndësishme që kontribuon në prodhimin e përgjithshëm bujqësor të vendit”.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj tha se, “Elbasani është një nga qarqet më të rëndësishme që kontribuon në prodhimin e përgjithshëm bujqësor të vendit”.
E pranishme në takimin e sotëm me fermerë të Cërrikut, ku merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja Denaj theksoi se në 10 vitet e fundit është bërë një punë e madhe falë mbështetjes dhe kontributit të fermerëve dhe bizneseve bujqësore.
“Duke rritur sidomos prodhimet në perime, e tha pak më parë kryetari, duke e dërguar atë në gati 100 mijë tonë në drurët frutorë në gati 40 mijë tonë në rrushin që është një produkt autokton i juaj me gati 30 mijë tonë, prodhimi i qumështit me gati 80 mijë tonë dhe janë këto sukseset tuaja të cilat jemi shumë krenarë dhe përpiqemi në çdo moment t’i mbështesim”, tha Denaj.
Ministrja e Bujqësisë theksoi se në këtë zonë mbështetja është e drejtpërdrejtë, sidomos në investime. “Janë 56 investime në ndërtime serrash, pika grumbullimi, fabrika të vajit të ullirit, që na bën të gjithëve krenarë, sepse me certifikatën bio që ka prodhimi i vajit të ullirit në zonën tuaj tregtohet në Itali, Kanada dhe Amerikë. Këto janë shembuj të suksesit që duam ti dërgojmë përpara jo vetëm me 56 investime dhe 6 milionë euro grante të mbështetura në 10 vitet e fundit, por shumë më tepër, falë iniciativave, nismave tuaja dhe mbështetjes së një pakete të rëndësishme financiare që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion e kemi filluar këtë vit me Kryeministrin, me Guvernatorin, me bankat e nivelit të dytë me një lajm shumë të mirë: e kemi nisur me një mbështetje me kredi të butë me një vlerë 250 milionë euro për mbështetje të bizneseve SME me një normë interesi që fillon nga 3,5%, por vetëm për bujqësinë. Për nismat në bujqësi do të shkojë jo vetëm në 2% dhe njëkohësisht risku i mungesës së kolateralit me 70% të saj, falë garancisë sovrane”, tha Denaj.
“Brenda muajt korrik do ta dërgojmë atë në 2% dhe kjo është mbështetja më e rëndësishme dhe e para e këtij lloj për gjatë gjithë viteve të tranzicionit në sektorin e bujqësisë, që mendojmë se do ta dërgojë bujqësinë në 5 vitet e ardhshme në një piedestal tjetër aty ku e meriton për tregje ndërkombëtare që sot nuk janë pak, janë 80 tregje ndërkombëtare dhe kjo zonë, zemra e Shqipërisë, meriton të jetë në vëmendje të kësaj mbështetje financiare por mbi të gjitha të ketë nisma nga ju”, shtoi ajo.
Denaj solli në vëmendje problemin e fragmentarizimit.
“Sigurisht që bujqësia shqiptare ballafaqohet me probleme të fragmentarizimit, sipërfaqe të vogla të cilat ne i nxisim drejt bashkimit të operatorëve dhe vetëm vitin e kaluar bashkimi mes jush prodhoi 322 grupe të fermerëve. Duam që këtë bashkim ta vazhdojmë edhe me grumbulluesit, edhe me institucionet e tjera, të cilat nxisin vajtjen në tregje në prodhimeve cilësore dhe ekonomi shkalle, prandaj na duhet puna juaj, por edhe mbështetja financiare”, tha Denaj.
“Do të vazhdojmë edhe këtë vit, falë AZHBR-së dhe japin grante me mbështetje të drejtpërdrejtë të qeverisë shqiptare si në subvencione, ashtu edhe në skema investimesh. Më e fundit ajo që patëm vjet, që ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e mekanikës bujqësore. Do të vazhdojmë edhe këtë vit do të mbështesim jo vetëm mekanikë bujqësore, por edhe ndërtim serrash, stallash, agroturizmesh dhe agropërpunim. Sipërfaqja e serrave në Shqipëri në 10 vitet e fundit është trefishuar, por në qarkun tuaj është dhjetëfishuar. Kjo tregon që ju e keni kapur çelësin e suksesit aty ku duhet punuar për të arritur në tregjet edhe lokale, edhe ato ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ne duhet të kuptojmë që të ruajmë sipërfaqen e tokës bujqësore, t’i japim mundësinë gjithë sipërfaqes të punueshme të jetë e ujitur dhe për këtë arsye në këtë qark është punuar vitet e fundit, janë 20 milionë euro investime në sistem ujitje-kullimi dhe në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm janë realizuar 300 mijë hektarë të ujitshme sot, na kanë ngelur 60 mijë hektarë në mandatin tonë të katërt”, theksoi ajo.
“Sigurisht që kjo është një punë e përbashkët, është një punë e juaja, është një punë e pushtetit vendor, është një punë e qeverisë dhe mendojmë që ajo punë e nisur përgjatë 10 viteve të fundit me 1000 investime, me 400 pika grumbullimi dhe përpunimi, me 120 agroturizme, do të vijojë patjetër në katërvjeçarin e ardhshëm, ku kemi synuar një mbështetje me gati 500 milionë euro në financime për 1000 investime të tjera.
Unë i ftoj të gjithë të nxisin bashkëpunimin mes fermerëve dhe aktorëve të tjerë, të rrisin shkallë, të rrisin investime në teknologji dhe mekanikë bujqësore të përparuar dhe të bëhen pjesë e të gjithë paketës prej 1000 investimesh, për të përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë grante dhe kredi të buta.
Së fundmi, Kryeministër, një fjalë në raport me skemat e sigurimit në bujqësi, të cilat brenda korrikut do të jenë të ofruara, në mënyrë që dhe situata që vijnë si rezultat i kushteve dhe faktorëve që nuk i kemi në dorë, të kemi mundësi me këtë skemë sigurimesh t’i kemi të ruajtura dhe të subvencionuara”, tha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.