
Gonxhja: Paga mesatare u rrit në 830 euro në vitin 2024
Qeveria përmes reformës së pagave që ndërmori gjatë vitit 2024 shënoi një rritje dinjitoze të pagave në sektorin publik.

Qeveria përmes reformës së pagave që ndërmori gjatë vitit 2024 shënoi një rritje dinjitoze të pagave në sektorin publik.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se, “paga mesatare në Shqipëri arriti në 830 euro në vitin 2024”.
“Në sektorin e mësimdhënies paga mesatare u rrit me 30% në vitin 2024”, u shpreh ministri.
Referuar statistikave, Gonxhja bëri të ditur se, “nga vetëm 322 euro në vitin 2013, ky është një progres i dukshëm në drejtim të zhvillimit të tregut të punës”.
Sipas tij, ky rezultat është pjesë e Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2030, që synon një treg pune më dinjitoz, të paguar më mirë dhe më të orientuar drejt aftësive.
Fondi i pagave është rritur më shumë se dy herë përgjatë kësaj dekade dhe në 2025-ën ai shkon në 1,3 miliardë euro.