INSTAT: Rreth 73 mijë turistë të huaj në shkurt, 32% më shumë se shkurtin e kaluar

Sipas INSTAT, në shkurt 2025, shumica e vizitorëve jorezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (22%), Kosova (16%), dhe Gjermania (7%). Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ishin përkatësisht me 6% dhe 4% e vizitorëve, ndërsa 45% e tyre ishin nga vende të tjera.

Rreth 73 mijë turistë të huaj vizituan vendin në shkurt me rritje prej afërsisht 32% në krahasim me shkurtin e 2024-ës.

Referuar raportit për strukturat akomoduese, në dymujorin e parë të vitit vendi u vizitua nga 142 mijë vizitorë jorezidentë, me rritje vjetore 38%.

Sipas INSTAT, në shkurt 2025, shumica e vizitorëve jorezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (22%), Kosova (16%), dhe Gjermania (7%). Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca ishin përkatësisht me 6% dhe 4% e vizitorëve, ndërsa 45% e tyre ishin nga vende të tjera.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 16,5%, krahasuar me 16,7% në shkurt 2024.

Në muajin shkurt 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netëqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Vizitorët gjithsej u rritën me 29,9%, ku ata jorezidentë shënuan një rritje prej 32,2% dhe rezidentë 26,4%. Netëqëndrimet gjithsej u rritën me 34,2%, ku ato jorezidentë u rritën me 35,4%, ndërsa ato nga rezidentët me 32,0%.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro, në 2030 do të jetë 650 euro

Në takimin elektoral, në Dimal, Rama tha se të gjithë treguesit makroekonomikë të vendit janë përmirësuar ndjeshëm.

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro, në 2030 do të jetë 650 euro

Në takimin elektoral, në Dimal, Rama tha se të gjithë treguesit makroekonomikë të vendit janë përmirësuar ndjeshëm.