Investimet në agroturizëm, Rama: Kreditë e buta në dispozicion, 70% e kolateralit e garantuar nga shteti

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në Cërrik me fermerë për mbështetjen e deritanishme shtetërore përmes skemave mbështetëse dhe rritjen e mëtejshme të saj.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në Cërrik me fermerë për mbështetjen e deritanishme shtetërore përmes skemave mbështetëse dhe rritjen e mëtejshme të saj.

Një nga fermerët pyeti kryeministrin Rama në lidhje me financimet në agroturizëm. Rama theksoi rëndësinë e zhvillimit të agroturizmit, ku nënvizoi linjën e financimit nga Banka e Shqipërisë (BSH).

“Për një agroturizëm të zhvilluar, të jap fjalën që do të vijë, linja e financimit e Bankës së Shqipërisë është ideale, e para, sepse është e shpejtë, është në dispozicion, është një financim me një kredi shumë të butë, është i garantuar nga shteti, megjithëse në rastin tuaj nuk keni probleme të kolateralit, është i garantuar nga shteti në 70% të kolateralit. AZHBR është në dispozicion për të mbështetur të gjithë ata që duan ta aksesojnë këtë linjë me konsulencë, kështu që mos nguroni çfarë keni për të shtuar dhe zhvilluar një projekt dhe me AZHBR-në nga bankat, për të përfituar nga kjo linjë e garantuar nga shtetit”, u shpreh Rama.

Një tjetër fermer ngriti shqetësimin në lidhje me eksportet e produkteve bujqësore. Rama tha se duhet të ketë një fokus të veçantë tek cilësia dhe njohuritë për të hyrë në tregjet ndërkombëtare.

“Tani budallenj nëpër tregjet evropiane nuk ka, janë “djaj me brirë” të gjithë, prandaj duhet të jemi shumë të fiksuar tek cilësia, tek dija, si të çajmë në ato tregje. I kemi shembujt, ashtu sikundër kemi hapur edhe tregje të reja jashtë BE-së. Por për ta mbyllur, do të doja ta përsërisja sa i përket bashkëpunimit me bashkinë. Nëse bashkitë marrin një rol më aktiv dhe shoqëria mund të jetë më e fokusuar dhe efikase, duke pasur parasysh për çfarë bëhet fjalë dhe si mund të ndihmojë qeveria”, tha Rama.

Duke u fokusuar në arsimin profesional bujqësor, Rama tha se shkollën e mesme profesionale bujqësore në Cërrik do ta bëjmë me standarde evropiane.

“Mbas takimit do të shohim punimet në konviktin e shkollës së mesme profesionale që është shkolla më e mirë profesionale bujqësore në Shqipëri. Është më e mira, sepse ka mësues të ditur, por nuk është një shkollë ende e mesme bujqësore evropiane dhe ne duam ta bëjmë një qendër evropiane të standardeve. Për këtë arsye e kemi fokusuar punën edhe te konvikti i kësaj shkolle dhe konvikti i shkollave të tjera, se duam që këtë konvikt ta bëjmë një hotel me kushte optimale për fëmijët, në mënyrë që kur të hyjnë atje ta ndjejnë dhe ta kuptojnë që janë të mirëpritur dhe janë këtu për t’u përgatitur si ushtarë të progresit në shërbim të Atdheut.

Nga ana tjetër, familjet që janë në fshat t’u japim mundësinë që fëmijët e tyre t’i edukojnë me një zanat kaq të rëndësishëm që do të jetë gjithmonë e më i rëndësishëm. Tani që e sheh jo Shqipëri, por Evropa, bota që në rendin e ditës është garancia ushqimore, për të prodhuar ushqimin e nevojshëm se gjërat nuk po shkojnë mirë në shumë anë të botës atëherë dhe interesi për fshatin, për ushqimin, tokën, bujqësinë, agronominë po rritet. Baza është arsimi profesional dhe kjo shkollë duam të bëhet një nga qendra evropiane të arsimit profesional për fshatin dhe zhvillimin bujqësor e rural”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…