Investimi në aksin Elbasan-Lekaj, Rama: Program masiv infrastrukture, rriten fondet me hyrjen në BE

Kryeministri e njëherazi kryetari i PS Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan sot kantierin e autostradës Elbasan – Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, një autostradë e kategorisë A, me një gjatësi totale prej 40,7 kilometrash


Kryeministri e njëherazi kryetari i PS Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan sot kantierin e autostradës Elbasan – Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, një autostradë e kategorisë A, me një gjatësi totale prej 40,7 kilometrash.

Segmenti rrugor që fillon nga fshati Bradashesh (Elbasan), kalon në Peqin dhe përfundon në Rrogozhinë, pritet të përfundojë pranverën e ardhshme. Ministrja Balluku tha se po punohet me ritme të mira.

“Ky është një nga korridoret më të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore do të jetë edhe hekurudhore në të ardhmen. Është i ndarë në tri faza, kemi fazën nga Elbasani deri në daljen e re kufitare deri në Urën e Bushtricës, kemi bypass-in e Elbasanit që është faza 2, dhe kjo është faza e tretë nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës. Këtu ndodhemi në një gjeologji lumore duke na dhënë mundësinë që të ecim shumë shpejt. Janë 40 kilometra në këtë fazë të tretë, ne punojmë në 20 kilometrat e parë duke qenë se e kemi filluar nga Elbasani deri në kthesën e Cërrikut dhe më pas nga Cërriku në Papër deri në Urën e Grykshit. Është një kantier i cili ka ecuri të mirë. Besoj se dorëzimi tij do të jetë brenda 18 muajve. Të trija kantieret ecin me të njëjtin ritëm paralel. Besojmë se në pranverën e vitit 2026, pra si sot një vit, këto 20 kilometrat të para të fazës së tretë të Korridorit VIII do të jenë të përfunduara”, u shpreh Balluku.

Sipas Ballukut “shpejtësia e projektimit është 140 km/orë. Ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 km/orë sipas Kodit Rrugor. Pra, është parametri më i lartë i shpejtësisë i ndërtuar deri më sot”.

Ministrja tha se “kemi parashikuar që pas përfundimit të futet nën monitorimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut”.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se “ajo që duhet pasur parasysh është se ky është një program masiv infrastrukture i cili po bëhet realitet falë pozicionit të ri që Shqipëria ka fituar edhe në kuadër të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor edhe falë rritjes domethënëse të cilësisë së projekteve”.

Rama shtoi se “në të gjitha rastet sot për sot mbështetje financiare e programeve të BE për Shqipërinë mbettë 90% kredi, natyrisht kredi e butë, por kredi, edhe hekurudhat që janë një pako e re që është hapur tanimë, janë po ashtu në këtë kuadër. Me hyrjen në BE jo vetëm që mbështetje financiare rritet në mënyrë eksponenciale, ose e thënë ndryshe nëse deri tani ne kemi marrë një mbështetje pak më shumë se 1 miliard, më hyrjen në BE marrim diçka më shumë se 1 miliard çdo vit dhe ajo çka është më e rëndësishme është se 90% është grant dhe jo kredi”.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…