
Rama: 270 mijë legalizime, pjesa e mbetur mbyllet brenda 2028-s
I pranishëm në takimin me fermerë të Cërrikut, Rama theksoi se, “sa i takon legalizimit, në të kaluarën janë bërë gabime që kanë sjellë dëme”.

Kryeministri, njëherësh kryetari i PS Edi Rama deklaroi sot se, “procesi i legalizimit të pronave po vijon dhe deri tani janë bërë 270 mijë legalizime, ndërsa kanë mbetur edhe 60 mijë të tjera që parashikohet t’i mbyllim deri në vitin 2028”.
I pranishëm në takimin me fermerë të Cërrikut, Rama theksoi se, “sa i takon legalizimit, në të kaluarën janë bërë gabime që kanë sjellë dëme”.
“Kur erdhëm në pushtet gjetëm vetëm 21 mijë legalizime që ishin bërë dhe një pjesë ishin kriminale”, u shpreh Rama.
Kryeministri deklaroi se “ne nuk duam t’i përsërisim gabimet. Procesi do të vazhdojë dhe ne parashikojmë ta përfundojmë në vitin 2028 bashkë me procesin e inventarizimit, ndaj kemi angazhuar edhe bashkitë në këtë proces që të përshpejtojmë punën”.
ATSH