Rama: 300 milionë euro çdo vit për bujqësinë nga hyrja në BE

Kryeministri: 90% e shumës do të jetë në formë granti


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot gjatë një takimi me fermerë në Cërrik se, integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane do t’i sjellë bujqësisë në vend një fond prej 300 milionë euro çdo vit, ku 90% e shumës do të jetë në formë granti.

Kryeministri tha se në mbështetjen që i bëhet bujqësisë, nuk janë vetëm fondet e BE-së, por edhe fondet e qeverisë. “Nëse kemi një 300 milionësh çdo vit, mbështetjen nga buxheti e lëvizim diku tjetër. Nëse kemi sot një mbështetje në totalin e vet të disbursuar diçka më shumë se 1 miliard për gjithçka që BE ka dhënë për bujqësinë, 90% i kemi kredi. Por, nëse hyjmë në BE, kemi më shumë se 1 miliard çdo vit dhe këto janë në formë granti dhe kjo na lehtëson shumë dhe na jep mundësi që të vendosim më shumë para në dispozicion edhe për pensionistët”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u tha fermerëve të pranishëm në këtë takim, se nuk duhet t’u besojnë “qilimave fluturues” që afrohen në periudha elektorale dhe premtojnë shumëçka, por është e rëndësishme që të shihen investimet në të katërt anët e vendit që, sipas Ramës, përkthen në më shumë ekonomi dhe të ardhura, që mund të shpërndahen në të gjithë sektorët.

“Thonë një rrugë më pak, edhe jepja pensionistëve. Kjo është si unë t’ju them juve, një mbjellje më pak dhe ha e pi si mbret. Por, kjo është një dardhë që ka mbrapa një bisht shumë të madh, sepse investimet që bëjmë në të katër anët na sjellin më shumë ekonomi, dhe duke pasur më shumë ekonomi, kemi më shumë se çfarë të shpërndajmë. Se nëse ulemi dhe i hamë të gjitha dhe nuk mendojmë se çfarë do të shpërndajmë nesër, pasnesër mbetemi me dy gishta në gojë. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet shumë qartë që kjo historia e BE-së nuk është një histori për t’u bërë muhabetesh kafenesh dhe pazaresh elektorale. Kjo është një histori historike”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi idenë se me marrjen e pasaportës së BE-së, gjithçka ndryshon për shqiptarët, në të gjitha aspektet dhe sipas Ramës nuk bëhet fjalë për një pasaportë udhëtimi, por për marrjen e një statusi të barabartë me çdo qytetar tjetër të Perëndimit.

“Kur Skënderbeu doli dhe i vuri gjoksin Evropës, atëherë s’kishte Bashkim Evropian, por Skënderbeu si profeti jonë kombëtar na e përcaktoi rrugën dhe në atë rrugën kanë ecur të gjithë, duke parë tek Evropa. Sot, Evropa ka BE, që është fati i madh i yni që na ka ardhur në dorë sot dhe duhet që të mos luajmë nga istikami. Të rrimë drejt dhe të punojmë çdo ditë me negociatat, që në 2027-n ta bëjmë marrëveshjen e anëtarësimit, dhe në momentin kur Shqipëria hyn në BE ndryshon situata”, nënvizoi Kryeministri.

Kreu i ekzekutivit rikujtoi edhe periudhën e pandemisë së COVID-19 dhe faktin që Shqipëria nuk siguronte dot vaksinat për qytetarët, ndërsa Greqia fqinje, por edhe shumë vende të tjera pjesë e BE-se, përfituan vaksinat dhe fondet për të kapërcyer këtë pandemi botërore. “E mbani mend COVID-in? Se thoshin njerëzit: “Greku jep lekë”. Ato nuk i jepte greku, por BE. Në momentin që ra pandemia BE bëri atë që bën gjithmonë: hapi arkën dhe nxori lumë parash për të përballuar pandeminë. Të gjithë filluan të bënin vaksinat. Po ne? Ne nuk ishim në BE, dhe u detyrova unë të shkoja në Turqi dhe i solla nga Turqia, sepse nuk ishim në BE”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…