Rama: Kulturë e re sportive, 400 palestra me standarde në shkolla

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030, duke u ndalur veçanërisht te zgjerimi i lëvizjes sportive në shkolla edhe me disiplina të tjera sportive.

Kryeministri solli në vëmendje situatën në të cilën ndodhej sporti kur mori detyrën, ndërsa kujtoi se edhe vetë orët e edukimit fizik ishin fshirë nga programi i shkollës.

“Mësuesit e edukimit fizik kishin ngelur rrugëve. Universiteti i Sporteve ishte i braktisur edhe pse përpiqeshin të mbanin gjallë disa skuadra fëmijësh në dy palestra të mbetura. Sot e gjithë panorama e sportit është ndryshe. Sot ne kemi afër 400 palestra të cilat në masën më të madhe, jo 100%, por 85% e tyre janë me standarde”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri theksoi se sot janë 12 mijë fëmijë të angazhuar në lëvizjen sportive në shkolla që janë baza edhe për ekipet zinxhir.

“Më shumë se sa kaq, ata janë baza për një kulturë të re sportive të shoqërisë. Duke filluar nga shkolla, ne duam dhe duhet patjetër ta rrisim këtë numër, të rrisim edhe numrin e disiplinave sportive, ta shtojmë me disiplina të tjera përveç volejbollit dhe basketbollit”, tha Rama.

Në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar, Rama theksoi se duhet të kuptohet se si mund të ndërtohen nuklet në çdo bashki për mundjen, peshëngritjen apo disiplinat e tjera si shahu.

Patjetër që duhet të rrisim kapacitetet e edukimit. Domethënë duhet të rrisim numrin e trajnerëve dhe të përmirësojmë edhe metodologjinë. Jam i bindur që gjithë kjo bazë do të na japi kënaqësi të posaçme kur këta fëmijë të arrijnë në nivelin kompetitiv”, tha Rama.

Burimi ATSH

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…