Rama: Mos ta humbim trenin e historisë për Shqipërinë 2030 në BE

Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me fermerë të Cërrikut, se Shqipëria është në një moment historik, pasi “treni” i Bashkimit Evropian ka ndaluar para nesh.


Kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me fermerë të Cërrikut, se Shqipëria është në një moment historik, pasi “treni” i Bashkimit Evropian ka ndaluar para nesh.

Rama theksoi faktin se në të kaluarën mund të jenë bërë shumë gabime, duke “u mbytur në lugën e ujit të pazarit politik”.

“Evropa është si një familje ku janë të fortët dhe më të dobëtit, ata që kanë shumë dhe ata që kanë pak. Në momentin që hyn, të fortët mbështesin më të dobëtit që të rimëkëmben dhe të forcohen. Prandaj, jemi në një moment historik. Kemi bërë ne shumë budallallëqe në të kaluarën tonë, ia kemi hapur gropën vetes disa herë, duke u mbytur në lugën e ujit të pazarit politik “kush jam unë e kush je ti”, me muhabete idiote. Dhe kemi humbur jo një herë trenin e historisë, edhe në këto 35 vjet, edhe përpara”, tha Rama.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Kryeministri pohoi se ky tren tashmë ka ndaluar para syve tanë, por duhet një tjetër shqisë që të shihet dhe të ecet përpara. “Duhet ta marrim këtë tren patjetër! Shqipëria 2030 do jetë një Shqipëri e re duke filluar nga fëmijët tanë, që kanë lindur me këmishë, sepse mund të hyjnë në BE që tani që janë në hapat e parë të jetës së tyre. Ju keni fëmijë, nipër, mbesa që doni t’i çoni të studiojnë jashtë që të bëhen sa më të mirë. Sot për sot ata janë të huaj atje, edhe që të shkojnë atje të studiojnë duhet të hyjnë nga dera mbrapa, jo nga kryesorja, si edhe të paguajnë tarifa ekstra, etj.”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Pensionin mesatar me kontribute të plota e çojmë nga 300, në 400 euro

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një interviste televizive se pensionistët në Shqipëri janë të ndarë në dy blloqe,…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Pensionin mesatar me kontribute të plota e çojmë nga 300, në 400 euro

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një interviste televizive se pensionistët në Shqipëri janë të ndarë në dy blloqe,…