Rama: Nga anëtarësimi në BE vendi përfiton buxhet ekstra, mundësi për rritjen e pensioneve

Në një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë, kryeministri u ndal te përfitimet që ka vendi nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste u shpreh sot se nëse Shqipëria anëtarësohet në Bashkimin Europian përfiton automatikisht një buxhet ekstra i cili do të përdoret edhe për rritjen e pensioneve.

Në një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë, kryeministri u ndal te përfitimet që ka vendi nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se nëse Shqipëria bëhet anëtare në BE ndryshon komplet ekuacioni financiar, ndërsa iu referua edhe çështjes së pensioneve.

“Mua më pyesin vazhdimisht për pensionet. Unë nuk dua të them përralla, por ama nga ana tjetër ne duhet me çdo kusht që të rrisim më tutje pensionet. Nuk mundet të vazhdojë kjo në pafundësi sepse vërtetë një pjesë e madhe e pensionistëve janë viktima të atyre që duan të vijnë duke u thënë madhështore. Çfarë madhështore? Që i lanë pensionistët rrugëve? Që i nxorën 40 vjeç në pension nuk di sa njerëz në vitet ’90 dhe vunë një tavan maksimumi 200 mijë lekë për pensionin e të tjera. Një çmenduri”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se sot ka dy kategori pensionistësh në Shqipëri, ata që paguhen në bazë të kontributeve dhe marrin për të njëjtat vite pune pension 500 mijë lekë dhe të tjerët që kanë dalë në pension para reformës dhe marrin 200 mijë lekë.

Rama kujtoi se “pensionet nuk mund të rregullohen se kemi dëshirë ne, por janë drejtpërdrejtë të lidhura me sigurimet shoqërore”.

“Ama nëse ne hyjmë në BE, menjëherë automatikisht marrim një buxhet ekstra. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që deri më sot sa jemi ne në detyrë, BE-ja na ka dhënë diçka më shumë se 1 miliard euro mbështetje, nga të cilat 90% kredi. Në momentin që ne bëhemi anëtare, kemi diçka më shumë se 1 miliard euro çdo vit mbështetje, nga të cilat 90% janë grant, janë para e falur”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “në këtë moment do ta kemi shumë më të lehtë që një pjesë e të ardhurave që ne i kemi nga buxheti ynë, t’i kalojmë tek pensionistët, ndërkohë që të mos i ndërpresim investimet”.

Rama solli në vëmendje edhe ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, ndërsa u shpreh se “kemi nevojë për të bërë shumë më tepër akoma, jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë”.

“Ka një ndryshim shumë të madh dhe ky është një qytet ku kur unë jam zgjedhur kryetar bashkie, ndizeshin 78 llampa neoni në të gjithë pjesën e brendshme të Tiranës. I mbushur me ndërtime pa leje, rrëmujë, kioska, një tmerr. Sot kjo tiranë është një kryeqytet europian që pret 1 milionë turistë në vit. Deri para ca vitesh në verë Tirana ishte e zbrazët komplet. Në Tiranë rrinin vetëm ata që nuk kishin mundësi të shkonin asgjëkund. Në verë Tirana sot është plot me turistë nga e gjithë bota, por kemi nevojë për të bërë shumë më tepër akoma, jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë”, shtoi ai.

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…