Rama: Shoqëri të përbashkëta fermere për rritjen e eksporteve

Kryeministri Edi Rama nxiti sot fermerët që të bashkohen në sipërmarrje të përbashkëta dhe të zgjerojnë idetë e bashkëpunimit edhe me bashkinë për të rritur prodhimin bujqësor dhe eksportet


Kryeministri e njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nxiti sot fermerët që të bashkohen në sipërmarrje të përbashkëta dhe të zgjerojnë idetë e bashkëpunimit edhe me bashkinë për të rritur prodhimin bujqësor dhe eksportet.

Në takimin sot me fermerët e Cërrikut, Rama tha se “sot fermerët dhe bashkitë duhet të bëhen bashkë se nuk është nevoja të kujtojmë që bashkimi bën fuqinë. Paranoja e kooperativave komuniste tani duhet lënë pas, pasi ato kooperativa ishin: të gjithë bashkë në prodhim dhe pastaj secili nga një lëmoshë në fund të muajit. Ndërsa bashkimet sot janë: të gjithë veç në prodhim të gjithë bashkë në shitje, që do të thotë për grumbullim, për përpunim bashkitë duhet të futen dhe shpresoj shumë, që Cërriku të jetë një nga modelet e para, se tani keni garancinë shtetërore dhe linjën e financimit 250 milionë euro për kredi të butë për bujqësinë”.

Rama deklaroi se Cërriku është kthyer në një shembull model për përpunimin e mbetjeve bujqësore dhe po kështu mund të bëhet edhe në kultivimin, përpunimin e ullirit dhe eksportin e vajit të ullirit.

“Për vajin e ullirit fermerët me bashkinë dhe qeverinë mund të bëjnë disa gjëra që mund të jenë specifike. Duhet të mendojmë ide sipërmarrëse edhe në nivel bashkie, por duhet të bëheni ju nxitës. Sepse nuk është problemi fragmentimi i tokës, problemi është fragmentimi i trurit. Pasi kur prodhojmë bashkërisht edhe negocimi për çmimin është më i volitshëm”, u shpreh Rama.

Rama garantoi se mbështetja e qeverisë do të vijë duke u fokusuar në drejtimet që janë më konkurruese dhe kuptimplotë për eksportet, ku ulliri dhe vaji i ullirit është një nga gjërat ku jemi të fokusuar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…