
Shqipëri – Kosovë, forcim i bashkëpunimit në sektorin financiar
Përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës (KBA) diskutuan të martën në Tiranë, për harmonizimin e vizioneve dhe ndarjen e eksperiencave që sjellin vlera të përbashkëta për sektorin financiar.

Shqipëria dhe Kosova synojnë të forcojnë bashkëpunimin në sektorin financiar.
Përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB) dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës (KBA) diskutuan të martën në Tiranë, për harmonizimin e vizioneve dhe ndarjen e eksperiencave që sjellin vlera të përbashkëta për sektorin financiar.
Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i AAB, prezantoi një panoramë të detajuar të sektorit bankar në Shqipëri, ndërsa Petrit Balija, drejtor ekzekutiv i KBA theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojës mes dy institucioneve.
Në fokus të bashkëpunimit mes dy shoqatave të bankave janë inovacioni, digjitalizimi, edukimi financiar dhe projektet e ardhshme të përbashkëta që do të mbështesin zhvillimin e veprimtarisë bankare në të dy vendet.