
Programi “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” transmetohet në mediat kryesore kamboxhiane
Me rastin e vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Kamboxhia, programi i prodhuar nga CMG-ja “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” në versionin e gjuhës kamboxhiane, u transmetua në mediat kryesore të Kamboxhias, si Televizioni Kombëtar i Kamboxhias, “Fresh News” etj.

Me rastin e vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Kamboxhia, programi i prodhuar nga CMG-ja “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut” në versionin e gjuhës kamboxhiane, u transmetua në mediat kryesore të Kamboxhias, si Televizioni Kombëtar i Kamboxhias, “Fresh News” etj., duke filluar nga e enjtja.
Po atë ditë, në kryeqytetin e Kamboxhias Pnom Pen u organizua ceremonia e fillimit të transmetimit të programit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinping-ut”. Kryetari i Partisë Popullore Kamboxhiane dhe kryetar i Senatit të Kamboxhias Samdech Techo Hun Sen dërgoi një letër, ku uron për suksesin e transmetimit të këtij programi. Morën pjesë në këtë aktivitet mbi 200 personalitete kamboxhiane dhe kineze nga fusha të ndryshme, si ato të politikës, ekonomisë, kulturës, shkencën e arsimit, medias etj.
Foto nga CMG
Në program janë përzgjedhur veprat klasike që ka cituar kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, me fokus në tema si mbrojtja ekologjike, trashëgimia kulturore, shkëmbimet ndërmjet qytetërimve dhe modernizimi. Në të pasqyrohet nga një këndvështrim ndërkombëtar, baza kulturore e modernizimit të stilit kinez.
Foto nga CMG
Përfaqësues të qarqeve politike dhe ekspertë kamboxhianë janë të mendimit se veprat klasike të cituara nga Xi Jinping-u jo vetëm përmbledhin mrekullitë e kulturës tradicionale kineze, por mund të gjejnë jehonë të gjerë edhe në kulturën kamboxhiane. Ata besojnë se koncepti dhe mendimet e presidentit Xi mbi qeverisjen shtetërore dhe administrimin politik, të përfshira në këtë program, mund të frymëzojnë zhvillimin e Kamboxhias dhe të nxisin ngritjen e marrëdhënieve miqësore kamboxhiane-kineze në një nivel më të lartë.
Burimi CGTN