Rama nga Dibra: Fitorja e dhjetë me notën 10 falë grave dhe vajzave

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në një takim me gratë e vajzat e qarkut Dibër, vlerësoi mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste, ndërsa solli në vëmendje edhe përfshirjen e grave në forumet e partisë dhe në vendimmarrje.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në një takim me gratë e vajzat e qarkut Dibër, vlerësoi mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste, ndërsa solli në vëmendje edhe përfshirjen e grave në forumet e partisë dhe në vendimmarrje.

“Sot kur sapo hyra më është kujtuar takimi i parë në PS-në e Dibrës. Të gjithë burra mbyllur në një strofull njëri hidhte e tjetri priste, nuk merrja vesh as çfarë thoshin as me kë e kishin, as ku donin të dilnin. Në atë kohë kam thënë se nëse PS nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që t’i japi komandën dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën, PS nuk fiton kurrë”, tha Rama.

Duke iu referuar takimit të sotëm, Rama tha se faktikisht gjithë kjo pamje ishte e paimagjinueshme 10 vite më parë.

“Kjo është pamja e fitores tonë. Unë deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja këtë, tani unë këtë e besoj se edhe mund të realizohet. 4 mandate apo 3 mandate në datën 11 maj falë jush, vajzave dhe grave të Dibrës në radhë të parë Dibra do të votojë aty ku duhet dhe në 12 maj do të gdhihet rozë”, shtoi kryeministri duke folur për objektivin e shpalosur në këtë takim për marrjen e 4 mandateve në nivel qarku.

Rama theksoi se asnjë gjë nuk e bën më shumë krenar i kryetar i PS-së se sa fakti se kjo forcë mbështetjen më të madhe dhe themelin e vet më të fortë ka gratë e vajzat në gjithë Shqipërinë.

“Parafytyroni në gjithë Shqipërinë 56% e grave dhe vajzave mbështesin PS-në. Ka disa qarqe ku kjo mbështetje shkon 65 %. Dibra është diku në mes te 60%. Pra nëse ne kemi 60 % gra dhe vajza, shumicën e votuesve të parë, na mjaftojnë vetëm gjysma e burrave dhe të treja këto forca bashkë do të bëjnë që në 11 maj ne të kemi fitoren më të bukur të të gjitha fitoreve tona. Kjo është e dhjeta dhe do të jetë me notën 10 falë grave dhe vajzave”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…