
Berisha: Do të ngremë bord që t’u kompensojë eksportuesve zhvlerësimin e euros
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me në një fasoneri në Kameras, Fushë-Krujë.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me në një fasoneri në Kameras, Fushë-Krujë.
Gjatë takimit Berisha prezantoi programin e PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se do të ngremë një bord që do t’u kompensojë eksportuesve zhvlerësimin e euros.
“Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë. Çfarë kemi ndërmend ne? Ne pas datës 12 maj do të krijojmë një bord që do t’u kompensojë eksportuesve, qindarkë për qindarkë, zhvleftësimin e euros”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, deri më sot është ndjekur një “politikë e papërgjegjshme”.
“Shteti sapo filloi të bjerë euro, duhet të vendoste bordin dhe t’i kompensojë në mënyrë që eksporti të punojë pa dhimbje koke, pa kërcënime. Ne do ta bëjmë këtë”, shtoi Berisha.
Berisha theksoi po ashtu se në fokus të programit të PD do të jetë edhe prodhimi.
“Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë kudo, të tërheqim industritë më të mëdha për të prodhuar, sepse prodhimi është punësim, prodhimi është rroga e mirëqenie”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist”.
“Nuk do të ketë pension nën 200 euro në Shqipëri. Do t’u kthejmë paratë, shqiptarëve. Taksat që marrim do ua kthejmë një pjesë të mirë qytetarëve”, tha Berisha.
Burimi ATSH