Rama: 11 maji me rëndësi sa zgjedhjet e ’92, vendim për Shqipërinë anëtare të BE-së

Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se 11 maji është takimi i dytë i shqiptarëve me historinë, ndërsa bëri një krahasim për nga rëndësia me zgjedhjet e vitit 1991-1992, kur shqiptarët, sipas Ramës, vendosën që të përmbysnin një sistem politik që nuk e donin më.


Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot se 11 maji është takimi i dytë i shqiptarëve me historinë, ndërsa bëri një krahasim për nga rëndësia me zgjedhjet e vitit 1991-1992, kur shqiptarët, sipas Ramës, vendosën që të përmbysnin një sistem politik që nuk e donin më.

Kryeministri u shpreh sot gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Lezhë, se ende ka shumë rrugë përpara, por ka shumë rëndësi që gratë dhe nënat shqiptare të kuptojnë se është themelore që në 11 maj Shqipëria t’i kapërcejë kufijtë që ndajnë njerëzit në një palë zgjedhje.

“Zgjedhjet janë një mundësi për të vendosur midis disa alternativave për katër vitet e tjera, por ka zgjedhje të cilat nuk janë thjesht një vendim për katër vite por një takim me historinë. Dhe 11 maji është takimi i dytë me historinë e shqiptarëve. I pari ka qenë në 91’ dhe 92’, kur shqiptarët në shumicë dërrmuese shkuan votuan PD. Nuk ishin të gjithë me PD-në, një pjesë kishin shumë rezerva, aq e vërtetë është kjo sa votuan në mars të vitit 1992 Partinë Demokratike dhe pastaj në korrik- gusht kur u bënë zgjedhjet vendore shumica dërrmuese votoi kundër PD-së”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, “në zgjedhjet e përgjithshme, populli kuptoi që ai ishte momenti dhe ato zgjedhje ishin vendi për të hedhur një votë që ndante historinë, mbyllte një kapitull të gjatë dhe lante duart me një sistem politik që shqiptarët e kishin refuzuar, për të hapur një kapitull tjetër që përqafonte një sistem të ri politik që shqiptarët e kishin ëndërruar”.

“Ky ishte 22 marsi. Sot, 11 maji është momenti, është vendi ku populli të marrë një vendim për t’i vazhduar pa ndalur, pa ndërprerë negociatat për anëtarësim në BE dhe për t’i mbyllur ato në 2027, apo për të mos ngatërruar në mes nesh popullit shqiptar dhe BE-së, kënetën dhe moçalet që janë një mundësi zgjedhjeje në 11 maj”, pohoi Rama.

Duke u ndaluar te çështja e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, Rama tha se nëse nuk do të jetë ai në detyrën e Kryeministrit dhe Partia Socialiste si forcë qeverisëse, Shqipëria nuk shkon në BE me askënd tjetër për një kohë shumë të gjatë.

“Unë e di mirë historinë dhe përpiqem të mësoj nga historia. Dhe historia e anëtarësimeve në BE dhe historia e sjelljeve të BE-së me vendet që duan të anëtarësohen është shumë e qartë. Maqedonia është bërë kandidate për BE në vitin 2005, sot Maqedonia është shumë prapa nesh. Ju hap një derë atëherë, dhe ju mbyll dhe është akoma e mbyllur. Mali i Zi i ka hapur negociatat në 2012-ën dhe është akoma sot te dera dhe ne kur kemi filluar këtë përpjekje e kishim malin e zi shumë përpara. Sot, jemi në një vijë me Malin e Zi te dera. Serbia i ka hapur në 2014-ën, ishin shumë përpara nesh, sot është shumë mbrapa nesh”, vijoi Rama.

“Ne i kemi hapur negociata vjet, jemi treguar dibran sinonim i fjalës i zgjuar, kështu e solli koha dhe ndërkohë që ata na refuzonin, ne punonim që kur të vinte dita të hapnim negociatat të ishim shumë përpara. Por, pavarësisht se ne u gjetëm në një pozicion dinjitoz, sot BE ka nevojë për anëtarë të rinj dhe ne gjendemi aty. Prandaj BE na ka vënë në tavolinë, dhe na ka sfiduar me një plan për t’i mbyllur deri në 2027. Nuk ka bërë vaki! Kroacia ka marrë 7-8 vjet, arsyeja është se BE do të njëjtën gjë që duam ne, por pyetja është sa mund të zgjasë kjo”, cilësoi Rama.

Burimi ATSH

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.