Rama: Mundësi për pasaportë evropiane, 11 maji interes i drejtpërdrejtë për të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot se zgjedhjet e 11 majit janë të lidhura më shumë se çdo palë zgjedhje të tjera deri më sot me interesin e votuesve për herë të parë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot se zgjedhjet e 11 majit janë të lidhura më shumë se çdo palë zgjedhje të tjera deri më sot me interesin e votuesve për herë të parë.

Në një takim me komunitetin e Njësisë 6, Lagjja 14, Kashar, Rama u ndal te votuesit për herë të parë të cilët sipas tij janë gjithmonë e më të shumtë në takimet e PS-së.

“Është shumë e rëndësishme për ne kjo që po shohim në këto ditë dhe që unë e kam prekur në të gjitha shtabet e Tiranës faktin që ka shumë vajza dhe djem të angazhuar në këtë rrugë dhe të vendosur që deri në 11 maj të bëjnë gjithçka munden për të pasur sa më shumë shoqe dhe shokë të tyre në kutitë e votimit”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se kjo është shumë e rëndësishme edhe për faktin se këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejtë me interesin e votuesve të parë.

“Natyrisht që të gjitha zgjedhjet kanë interesin e tyre për të gjitha kategoritë por këto zgjedhje janë të lidhura më shumë se çdo palë zgjedhje të tjera deri më sot me interesin e votuesve të parë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se në zgjedhjet e 11 majit populli shqiptar do të marri një vendim shumë të rëndësishëm prej të cilit do të vijë një periudhë përpjekje kombëtare intensive për të mbyllur negociatat me BE-në.

Rama theksoi se kjo do t’ju japë mundësinë të rinjve të marrin pasaportën e BE-së që nuk është një dokument tjetër udhëtimi.

“Pasaporta që ne kemi sot është një dokument udhëtimi që na jep mundësinë të lëvizim në BE, por nuk na jep të drejtën të qëndrojmë. Me hyrjen në BE Shqipëria bëhet një shtet, anëtar i barabartë me të tjerët dhe çdo qytetar i këtij vendi bëhet anëtar i asaj familje të madhe popujsh”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.