
Rama nga Lezha: Me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në Lezhë tha se me hyrjen e vendit në BE, vlera e tokës do të dyfishohet.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në Lezhë tha se me hyrjen e vendit në BE, vlera e tokës do të dyfishohet.
Sipas Ramës, futja në BE e kthen vendin tonë më tërheqës për investimet.
“Rritja e vlerës së pasurisë këtu do jetë gjithmonë e më e madhe. Siç u ka ndodhur të gjitha vendeve dhe do të na ndodhi dhe ne me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme menjëherë dyfishohet dhe qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE, flas në nivelin e qytetarëve dhe bizneseve bëhen shumë më të interesuar për të investuar, pasi investojnë brenda Bashkimit Evropianë”, tha Rama.
ATSH